Me një fjalim të gjatë, demokratja Grida Duma la mandatin si deputete e Partisë Demokratike. Demokratja u shpreh se pavarësisht zhgënjimeve të mëdha, pengjeve, mundit e sakrificës do jetë përjetësisht e djathtë, sepse këtë bindje politike ka dhe ka pasur gjithnjë. Megjithatë, pengu më i madh i Grida Dumës nuk është lënia në mes i misionit të saj për të ideologjinë e së djathtës, por fakti se sulmet e politikës nuk u mjaftuan me të por edhe me të birin.
‘Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyerje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalisht. Sot, do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.’- tha Duma.
Lajmi kryesor: