Grida Duma lë mandatin e deputetes: Kam bërë gjithçka për një PD pro SHBA, nuk shmanga dot një '6 mars të dytë'! Nuk mund të vegjetoja më (VIDEO)

TIRANË- E indinjuar nga sjellja e asaj klase që i përkiti për më shumë se 9 vite, Grida Duma njoftoi sot largimin si deputete, mes lotëve të kolegëve të saj dhe mes kritikave të forta për lidershipët dhe forcës politike të cilës i shërbeu dhe pas më shumë se 5 vitesh si përfaqësuese e shqiptarëve në parlament. 

E ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Ajo theksoi se ka bërë çmos që PD të jetë një parti pro amerikane, ndërsa shtoi se kjo parti duhet të vijojë të ketë në krah aleatin e saj strategjik SHBA-në.

"Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah", tha Duma.

Në prag të zgjedhjeve lokale, kur PD do të dalë sërish e ndarë, Duma tha se nuk mundi të shmangte dot një 6 mars të dytë. E për këtë, Duma shtoi se dha dorëheqjen, për të marrë përgjegjësi, pasi sipas saj edhe mund të vegjetonte siç bëjnë shumë të tjerë. Dorëhqjen e saj nga mandati, Duma e sheh si një shembull që duhet ta ndjekin edhe elita e vjetër politike.

“Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise”, tha Duma.

E pozicionuar krah Bashës e më pas në anën e Berishës, Duma i ktheu përgjigje sot të gjithë kritikëve që e kanë kritikuar për qëndrimet e saj. Ajo tha se ka shkuar pas vullnetit të demokratëve.

“Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit  nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës. (...) Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet”, vijoi Duma.

Në një fjalimin plot emocione që mbajti nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se pengu më i madh i saj që “s’do ia falë kurrë politikanëve të llumit” mbeten sulmet që ka marrë në politikë nga ‘hiena’, sulme të cilat godisni edhe birin e saj. Ky ishte edhe mesazhi më i fortë i Dumës në fjalimin e saj, ndërsa tha se shpreson që këto sulme të jenë një mësim për të birin.

“Jam sulmuar nga hienat. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu më i madh, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”- tha ajo.

Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit. Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Patozi: Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë

1667911607_astritpatozi.jpg

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, thotë se me lënien e mandatit të dy deputetëve, Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, duhet parë më thellë se cilat janë problemet brenda Partisë Demokratike.

"Lajmi është se po ikin. Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e "Alibashës".

Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej të cilës edhe deputetët po largohen në tufa. Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa. Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë", shkruan Patozi.

 

Ora 11:05
FOTOGALERIA/ ‘Zija’ e dytë në PD, pas largimit ‘të rremë’ të Berishës në 2013, Grida Duma bën sërish për të qarë demokratët

Më lënien e mandatit të deputetes Grida Duma ka prekur edhe disa prej kolegëve të saj. Deputetët demokratë Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj janë parë të prekur, teksa po ndiqnin konferencën e saj të fundit si deputete, të paktën për këtë legjislaturë. Madje ata shihen në një moment të përlotur.

Ky është një moment ‘deja vu’ për Partinë Demokratike. Kujtojmë se disa vite më parë, në qershorin e 2013-s, ishte Sali Berisha ai që me ‘dorëheqjen’ e tij bëri të qajnë një pjesë e demokratëve, por që në fund rezultoi më kot se lideri historik i tyre bëri ‘anulim loje’. Se çdo të ndodhë me Grida Dumën do të mbetet për tu parë.

Ora 11:04
Duma: Nuk shmanga dot 6 marsin e dytë! Dorëheqja imë të jetë shembull për elitën e vjetër politike

1667901130_WATERMARKREPORTtv.00322424.Still013.jpg

Teksa njoftoi lënien e mandatit, Grida Duma foli edhe për përçarjen e PD-së. Duma tha se ka bërë gjithçka që PD të ketë në krah aleatin e saj strategjik SHBA-në, ndërsa shtoi se nuk e shmangi dot një 6 mars të dytë.

Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit  nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës.

Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah.. Në themelin e vet aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj që duhet ta ketë përkrah. Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet. Ishte një përpjekje për të mbajtur balancat, për të qetësuar konfliktet, për të arsyetuar për të mirën e demokratëve. Sot para zgjedhjeve lokale nuk jemi në një realitet që nuk e dimë, maksimizimi i PD nuk ka ndodhur, sot nuk jemi dje, nuk jemi një vit më parë kur shok mendor që na erdhi nga truma e vendime të SHBA na dha një traumë politike. Sot kuptojmë shumë më shumë nga mësimet që nuk i kërkuam por arritëm ti mbanim, rruga e vetme për maksimizim është bashkimi. Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë që i njoh vetes. Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise.

Mund të akomodohesha në komoditete personale, por një gjë është e sigurt që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare, është përcaktuese e fateve të shqiptarëve këtu, por vendimet e PD-së përcaktojnë fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mitrovicë do pësojnë efektet zinxhir të vendimeve që PD merr sot. Kemi detyrën të bëjmë dhe të zgjedhim atë që i shërben më shumë vendit, forcave që përcaktojnë fatin e shqiptarëve dhe për këtë më takon të vendos atë që bëj unë dot më mirë dhe shërben më shumë në të ardhmen”.

Ora 10:47
‘Jam sulmuar nga hienat’, Grida Duma lë mandatin si deputete: Nuk do ja fal kurrë politikës së llumit goditjen nën brez ndaj tim biri

Me një fjalim të gjatë, demokratja Grida Duma la mandatin si deputete e Partisë Demokratike. Demokratja u shpreh se pavarësisht zhgënjimeve të mëdha, pengjeve, mundit e sakrificës do jetë përjetësisht e djathtë, sepse këtë bindje politike ka dhe ka pasur gjithnjë. Megjithatë, pengu më i madh i Grida Dumës nuk është lënia në mes i misionit të saj për të ideologjinë e së djathtës, por fakti se sulmet e politikës nuk u mjaftuan me të por edhe me të birin.

‘Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një ndyerje duarsh. Jam sulmuar nga hiena që të më brejnë personalisht. Sot, do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.’- tha Duma.

Ora 10:36
Duma: Dorëzova mandatin e deputetit, më e thjeshta do ishte të qëndroja duke vegjetuar, por po marr përgjegjësi

 

Grida Duma ka bërë me dije se ka dorëzuar shkersën për lënien e mandatit të deputetit.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misoini i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nag ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lume: 10/11/2022 00:59

    femer pa pike truri,,,,se po te kishte tru nuk do perflitej si prostituta me ordinere e zones tirane-durres...

    Përgjigju
  • tani: 09/11/2022 00:30

    iku nje llume femer nga politika...

    Përgjigju
  • Dori: 08/11/2022 19:01

    Top Channel eshte bere streha e Berishes

    Përgjigju
  • Gopi: 08/11/2022 16:52

    Po kujt po i rr*het per nje grua te 7 burrave?

    Përgjigju
  • Liku: 08/11/2022 15:15

    Po ik o sume bej propaganden e non grates ne televizion

    Përgjigju
  • sali: 08/11/2022 13:55

    Po kjo eshte loja Berishiste,Po ikin qe te vijne deputet Berishiste ,Pse mendoni se ka sinqeritet ne Berishizmin qe i lindi e i riti keta

    Përgjigju
  • Mario: 08/11/2022 13:44

    Mire bere.po salianji a do e lere apo varet???

    Përgjigju
    • genti: 08/11/2022 14:52

      aman o mario po ca hyn salianji ketu politike baltosese e ndjenjave te pastra

  • Andi: 08/11/2022 13:43

    Sa gjynaf Po qan turisti I PD, Agron Gjekmarkaj

    Përgjigju
  • !!!: 08/11/2022 12:46

    Urime TOP GOP-it!

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/11/2022 11:47

    Fjalè imzot, fjalè. Me formatin e Grida Dumès, njè femèr grindavece dhe harbute nè komunikim, me egoizmin e saj qè nuk e lejon kurrè tè reflektojè, ky kuvend ashtu kot siç èshtè sot, NUK HUMB ASGJÈ, pèrkundrazi. Goditjet nèn brez, qè ish deputetja iu kujton tè tjerève, mè bèjnè mua si qytetar i kètij vèndi,,tè ndjehem sikur dègjoj zèra nga njè çmendinè qè tè kall datèn, me hipokrizinè e aktorève dhe mosndjeshmèrinè totale tè tyre, pèr tè kuptuar neverinè qè shkaktojnè tek dègjuesit dhe shikuesit. Shqipèria, pa dyshim ka me qindra e mijra vajza dhe gra, qè pèrfaqèsojnè dinjitetshèm gruan shqiptare. Grida Duma,,,,,,JO FALEMINDERIT.!!!

    Përgjigju
    • Lui: 08/11/2022 14:54

      Asnje presje nuk i heq..

  • po ky kanali esht hollshem e me çfar do ti paguaj keta ??: 08/11/2022 10:58

    Tani top kanali eshte i mbushur me deputete dhe kandidate per deputete, me zedhenesa tePD e te tjera

    Përgjigju
  • Perputhen: 08/11/2022 10:46

    U nderruat koke me koke Grida do vej te prezantoj Perpithen se shkojne si cift edhe ke Arjanin????

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/11/2022 10:16

    Ne BRAZZERS TV do e shohim.

    Përgjigju
    • Agjenti: 08/11/2022 12:47

      Jahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja