'Jam terrori i mëngjesit', prokuroria kërkon 61 vite burg për 7 të akuzuarit për vjedhje me armë dhe vënie tritoli në Tiranë! Gardisti dhe bankieri pjesë e grupit
Momenti kur u arrestuan te akuzuarit
Një plan për vjedhjen e një sasie kokainë dhe orëve të floririt në banesën e një qytetari në Tiranë zbuloi një grup kriminal të vjedhjeve me armë e dhunë dhe vendosjes së tritolit qershorin e vitit 2020. Pas mbi 20 muajsh prokuroria ka dhënë pretencën për dënimin e 7 të akuzuarve.
Për të akuzuarin Spartak Qoku kërkohet dënimi me 16 vite burg dhe deklarimi fajtor për të pesta akuzat; për Franci Alimin dënimin me 16 vjet burgim; për të akuzuarin Aleks Kala 11 vite burg; Për Emel Hajdarajn kërkohët nga organi i akuzës 11 vite burgim; për Klaudio Metajn për moskallëzim krimi kërkohet 3 vite burgim; Petro Sava sipas prokurorisë duhet të vuajë 2 vite burgim dhe i fundit për Andi Krajan kërkohët 2 vite burgim.
Aleks Kala ishte gardist ndërsa Andi Kraja punonjës në një bankë të nivelit të dytë.
Gjithçka ka nisur orët e para të mëngjesit të 22 majit 2020 kur në ballkonin e banesës, Mosko ka pikasur se me shkallë po i futeshin dy persona. Ai është përleshur me ta duke i larguar, dhe skena është filmuar nga kamerat e sigurisë duke identifikuar tre të dyshuar.
Pak orë më vonë sipas dosjes së siguruar nga Report Tv, Mosko merr një telefonatë me fjalët "unë jam terrori i mëngjesit“. Pasi ka bërë denoncimin, Mosko është ritelefonuar dhe persona të ndryshëm i kanë kërkuar të tërheq kallëzimin, por ai ska pranuar.
Hetimet e prokurorisë dhe përgjimet e grupit kanë zbuluar përfshirjen e një pjesëtari të bankës së nivelit të dytë dhe një punonjësi garde, i cili në grup njihej me pseudonimin "Guli“. Sipas hetimeve, Guli që më pas rezultoi se ishte Aleks Kala i jepte shokëve të vjedhjeve armën e shërbimit dhe vetë ndiqte nga makina aksionin.
Në pranga si pjestarë të grupit ranë Spartak Qoku, Aleks Kala, Petro Sava, Emel Hajdari, Andi Kraja, Klaudio Metaj. Si pjesë e grupit është arrestuar më herët edhe Franc Halimi i cili u zbulua teksa me biciklet vendosi një sasi tritoli në lokalin pranë shkollës 'Petro Nini Luarasi', në pronësi të Arben Koçollarit.
(Kliko këtu për të lexuar konkluzionet e prokurorisë)
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)
24 Dhjetor, 08:09