Të humbësh njeriun që do pas shumë vitesh që keni kaluar së bashku me siguri që është diçka shumë e vështirë. Këngëtarja shqiptare Irma Libohova ka humbur bashkëshortin para një viti e gjysmë por ende përlotet kur flet për të. E ftuar në emisionin “Rudina”, ka rrëfyer disa prej projekteve të saj të fundit, por ndau me publikun edhe disa copëza nga jeta private.
Irma tregoi se vetëm tri ditë pasi Besniku u nda nga jeta dhe mësoi një lajm tjetër të bukur. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe, pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot.
“Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme. Lule është emri me të cilin është pagëzuar mbesa e vogël sepse ne donim një emër shqiptar,”- tregoi Libohova.
E pyetur nëse i ka mbetur peng mungesa e një vazje, Irma tregon e përlotur: “E kam thënë edhe herë tjetër, jam vetëm, por jo e vemtuar.” Këngëtarja i ka dedikuar gjithashtu një këngë bashkëshortit të ndjerë, është pikërisht hiti “një jetë me ty”.