'Bella Ciao', simbol lufte ndaj armikut të padukshëm, kënduar nga shtatë artistë në 7 gjuhë, ndër ta edhe Irma Libohova

"Bella ciao" është kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës, por sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, COVID-19.

Në projekt kanë marrë pjesë Irma libohova, Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dëëis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali.

Irma Libohova ka publikuar një shkrim nga Bruna Kola Mece, punonjësja e Shërbimit të Strehimit për Emigrantët, e cila e bëri pjesë të projektit me shtatë artistët.

"Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij nën drejtimin e kantautorit napoletan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore, me produksionin e Giuseppe Spinelli , i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe Stella Manfredi.

Një version i fuqishëm dhe pasionant që do të përcjellë ndërgjegjësimin për të fituar betejën e sotme, s’duhet të harrojmë të kaluarën.

Një thirrje gëzimi nga çdo kontinent, por dhe një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku.

Në këtë iniciativë artistike bën pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës që së bashku me Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina,

Dwwis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali do na përcjellin një nga versionet më të bukura të "Bella ciao".

Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, na tregon se kënga 'Bella ciao' përfaqëson këngën e rezistencës dhe të intonosh këtë këngë me kantautor nga vënde të tjera të botës shërben për të ripërcjellë bashkimin mes popujve, për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë, por është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe njerëzor, sidomos në një moment si ky, kaq të komplikuar , ku bashkimin duhet ta kërkojmë e ndërtojmë me çdo kusht.

Tommaso dëshironte të krijonte një sillogjizëm mes asaj që ka përfaqësuar kënga "Bella Ciao", pra një këngë rezistence që nga koha kur fshataret që merreshin me korrjen e orizit e adoptuan apo kur u kthye në pjesë të revolucionit në Amerikën e Jugut.

Gjithashtu në filma të ndryshëm kënga përfaqëson opozitën e një minoriteti ndaj një pushteti totalitar.

Sot jemi një popullatë botërore e paralizuar përballë kë tij virusi, por do ia dalim, sic ia kemi dalë gjithmonë", ka shkruar ajo bashkangjitur videos.

Këngëtarja shqiptare ka falenderuar veçanërisht Mecen, duke theksuar se së bashku do ia dalim edhe pse më këto ditë jemi një popullatë e izoluar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 26/04/2020 14:43

    Shume emociunuese, arti eshte vaksina e pandemise

    Përgjigju
  • LORA: 26/04/2020 09:18

    Emocionuese dhe frymezuese per njerzit ne mbare Boten e sotme,ne kthetrat e pandemise. Falnderim per ideuesin napoletan. Te bashkuar do ia dalim. Irma jone shkelqen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'