Sekretari amerikan i Shtetit: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm

Sekretari amerikan i Shtetit: Serbia e di mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm

James O'Brain

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha të premten se Serbia e ka të qartë se çdo përdorim i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe do të rrezikonte trupat e NATO-s që ndodhen në terren, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me gazetarë i pyetur rreth një postimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se njësi të posaçme të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën. Kryeministri Kurti tha se “jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”.

Autoritete serbë u thanë medieve në Beograd se lëvizjet trupave janë pjesë ë stërvitjeve të zakonshme në zonën tokësore të sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Në Serbi, presidenti Vuçiç e di mirë se çfarëdo përdorim i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe do të shihej si rrezikim i trupave të NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim force. Stërvitjet jemi duke i ndjekur, por çështja thelbësore është që palët duhet t’i ulin tensionet, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me stërvitjet e ushtrisë përreth kufirit”, tha zoti O’Brien.

Ai tha po ashtu se Serbisë i është bërë e qartë se personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në ndaj policisë së Kosovës në veri, duhet të mbahen përgjegjës.

Zoti O’Brien tha ndërkaq se Shtetet e Bashkuara janë mbështetës i fuqishëm i synimeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe shpresojnë qw që qeveria e Kosovës do të marrë veprime në ditët në vijim që janë në përputhje me kërkesat e këtij komuniteti, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa të gatshme në Kosovë.

“Për mua çështje thelbësore është se asnjë qeveri nuk duhet të marrë vendime për varfërimin e qytetarëve të saj dhe në po shohim në veri të Kosovës se është bërë e vështirë për një shumë individë të blejnë gjerat e nevojshme për jetën e përditshme”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se i dërguari amerikan Gabriel Escobar u kthye nga vizita në rajon me ndjenjën se rregullorja e Bankës Qendrore është zbatuar asisoj që e benë të vështirë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës dhe kjo nuk flet për qeveri kompetente apo efektive. Zoti O’Brien tha se miqtë e Kosovës duan që kjo rregullore të rishqyrtohet. Javën që vjen Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë diskutimet rreth kësaj çështjeje në Bruksel.

Zoti O'Brien tha se Kosova ndodhet para disa hapave të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke mirëpritur vendimin e qeverisë për zbatimin e një vendimi mbi pronat e manastirit mesjetar të Deçanit, që ishte një kusht për përparimin e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se Kosova duhet të hedhë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se Këshilli i Ministrave në Këshillin e Evropës të votojë.

“Ne e mbështesim Kosovën në rrugën e saj përpara. Është arritur pajtimi për të ecur përpara me Asociacionit. Ky është element thelbësorë për të arritur atë që ajo synon - anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, tha zoti O’Brien./ VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK