Në Terminalin përkatës janë ankoruar 891 tragete (78 më pak se sa vitin e kaluar) me 670 mijë udhëtarë dhe 612 mijë ton mallra gjithsej.
Në kalatat 4 dhe 5 janë ankoruar 12 kroçera dhe velierë luksozë me 8227 turistë nga 22 vende të botës. Anijeve turistike i shtohen edhe 213 jahte.
Ndërkaq, në Terminalin e Mallrave të Përgjithshme janë ankoruar 218 anije, 188 nga të cilat kanë sjellë mallra importi.
Në Terminalin e Kontejnerëve janë ankoruar 151 anije të specializuara me 85.700 TEU (njësi kontejnerike) gjithsej. 62 anije të tjera, 26 nga të cilat me mallra eksporti janë përpunuar në Terminain Lindor.
Gjatë 10 muajve të parë të vitit në portin e Durrësit janë përpunuar 2 milione e 846 mijë ton mallra gjithsej.