'Sfida vendimtare për Kombëtaren', trajneri Reja: Jemi ende në garë për vendin e parë, harmonia kurrë s'ka munguar

Për llogari të Ligës së Kombeve kombëtarja shqiptare do zhvillojë dy ndeshjet e fundit nga katër gjithsej kundër Izrealit dhe Islandës, konkretisht më 24 dhe 27 shtator. Trajneri Reja prej disa ditësh dihet që duhet ti bëjë llogaritë pa mbrojtësit Berat Gjimshit, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku, por edhe pas shpalljes së listës me të grumbulluarit ka patur të tjera dëmtime.

“Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Mungojnë lojtar thelbësor, por ne do ti bëjmë llogaritë me atë ekip që kemi në dispozicion. Çekiçi dhe Bare do vijnë në grumbullim pavarësisht dëmtimeve, por do shohim nëse janë të disponueshëm. S’dua të ankohem, por në ndeshje vendimtare po rastis te kemi shumë të dëmtuar,”-u shpreh Edy Reja, trajner i kombëtares.

Ndeshjen e parë kombëtarja do e luajë përballë Izrealit më 24 shtator në transfertë, një kundërshtar që në ‘Air Albania’ na mposhti me rezultatin 1-2.

“Izreali është një skuadër e shpejtë dhe e aftë teknikisht, por nuk do të bëjmë gabimet e ndeshjes së parë. Mund të them se kombëtares kurrë nuk i ka munguar harmonia dhe se jemi ende në garë për vendin e parë,”-deklaroi Edy Reja, trajner i kombëtares.

Pas dy ndeshjeve Shqipëria renditet e treta në grup me 1 pikë dhe në rast se kërkon kreun duhet me patjetër fitorja në Izrael, ndërsa më pas mund të bëhen llogaritë me Islandën.

Intervista e plotë e Edy Reja-s dhënë sot në Durrës.

Ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës – “Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kam në dispozicion. Ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë për të marrë rezultat, do të jetë e vështirë për të dyja sfidat, por do të besojmë.”

Dëmtimet – “Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe do të jetë në grumbullim dhe do të bëjmë ekzaminimet, e njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë edhe pse jemi në emergjencë.”

Problemet në mbrojtje – “Jam i detyruar të bëj disa zgjedhje të tjera. Në qendër të mbrojtjes kemi probleme. Hoxhallari është i vlefshëm për krahun e majtë sepse aty kemi nevojën. Nuk dua të marr shumë lojtarë me vete, sepse do i dërgosh në tribunë edhe pse mua nuk me pëlqen. Nuk dua të bëj eksperimente duke parë këto dy ndeshje.”

Vendi i parë – “Ne jemi ende në lojë për të marrë vendin e parë. Kemi shumë lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim. Jemi në kushte për të luajtur të barabartë si me Izraelin edhe në transfertë.”

Mesfusha – “Do të përpiqemi të marrim maksimumin. Për fat të keq Çekiçi ka një problem fizik, Bajrami ka luajtur, por nuk ka bërë mirë. Ndoshta mund të luajmë me një sulmues ose gjysmë sulmues prapa, që skuadra të ketë ekuilibra. Luajmë ndaj Izraelit, shumë e aftë taktikisht.”

Zgjedhjet – “Duhet të jemi mirë në aspektin fizik dhe mental në këto dy ndeshje. Kemi përballë Izraelin, duhet të kemi personalitet dhe agresivitet. Zgjedhjet e mia do i bëj pasi ti sho lojtarët. Do të zgjedh lojtarët më në formë. Unë e shoh presionin si faktor pozitiv. Izraeli është shumë i fortë kur sulmon. Në aspektin mbrojtës mund të kenë ndonjë defekt dhe mund t’i godasim aty.”

Harmonia në grup – “Mendoj që harmonia është dhe do të jetë në skuadër. Mund të ketë ndonjë lojtar që mund të mërzitet, por ia kam bërë të qartë që këto janë zgjedhjet. Në ndeshjen ndaj Izraelit, kemi humbur nga gabimet individuale duke i dhuruar dy gola. Tani duhet t’i korrigjojmë këto gabime. Ky grup ka funksionuar që kur kam ardhur unë në Kombëtare. Do të bëjmë një video

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale