Janinë, brenda 2012 u sekuestruan
11 ton hashash nga Shqipëria

Janinë, brenda 2012 u sekuestruan <br />11 ton hashash nga Shqipëria
JANINE- Policia greke në Janinë, ka bërë bilancin e sasive narkotike, të kapura nga seksioni antitrafik, përgjatë vitit të kaluar. Sipas autoriteteve të Policisë së Epirit të përqëndruar në Janinë, gjatë vitit 2012, sasitë e marijuanës së kapur kanë qenë më e larta në 22 vitet e fundit çka tregon sipas tyre, për një rritje të efikasitetit kundër trafiqeve narkotike me burim Shqipërinë dhe rritjen e forcës zbuluese dhe goditëse të policia greke ndaj këtij lloj trafiku.

Sasia e kapur përgjatë 12 muajve të vitit të kaluar ka qenë jo më shumë se 11 ton hashash prej të cilës, vetëm në muajin dhjetor, është kapur një sasi prej 1.5 ton. Këto sasi janë kapur në zonën kufitare me Shqipërinë në afërsi të kufirit të gjelbër, në thellësi të territorit grek si dhe përgjatë akseve rrugore me drejtim jugun e Greqisë, kryesisht kryeqytetin grek ku është përqëndruar edhe shitja e sasive narkotike.

Policia e Janinës, konfirmon se në total janë arrestuar 132 trafikantë të marijuanës prej të cilëve 89 shtetas shqiptarë si dhe shtatë kontrabandistë të cilët merreshin me kontrabandimin e sasive të ndryshme ushqimore brenda të cilave, rezultonte lëndë narkotike. Policia e Janinës, nuk ka përmendur në asnjë rresht të deklaratës, bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, të Policisë Shqiptare por vetëm është përqëndruar në rritjen e efikasitetit zbulues në zonat kufitare. Ndërkohë që sasia më e madhe e hashashit të kapur nga policia greke në vitin e kaluar, ka pasur si origjinë Lazaratin. Vec sasisë së marijuanës së kapur nga Policia e Janinës vitin e kaluar prej 11 ton, për të njëjtën periudhë Policia Kufitare e Gjirokastrës, ka ndaluar trafikimin e mbi 4 ton mariuane. Kjo sasi e kapur dhe e trumbetuar si nga policia greke dhe ajo shqiptare, është gati sa 1/10 e gjithë marijuanës që kultivohet vetëm në 1 vit në Lazarat.

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia