Janinë, kapen 122 kg drogë
vinte nga Lazarati

Janinë, kapen 122 kg drogë<br />vinte nga Lazarati
JANINE – Policia sekuestroi sot 122 kg drogë dhe vuri në pranga trafikantin grek. Po kështu janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë që bashkëpunuan në këtë trafik. Siç bën të ditur policia, hashashi i kapur kishte origjinën nga Lazarati.

Sot paradite, një postobllok policie në Arta të Janinës tentoi të ndalojë një automjet pasi kishte sinjalizime se në të udhëtonte një trafikant droge. Shoferi nuk është ndaluar, ndaj patrulla e ka ndjekur. Pas disa kilometrash ai braktisi automjetin bashkë me ngarkesën e drogës. Forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje dhe arritën t’i ndalojnë. Ai është identifikuar si Leonidha S. 25 vjeç, shtetas grek.

Sipas policisë ky person dyshohet si nga trafikantët më të mëdhenj grek. I ndaluari tregoi në polici gjithë skemën e transportimit të hashashit. Ai iu ka thënë oficerëve të policisë se drogën e kanë transportuar dy shtetas shqiptarë deri në 100 metra në thellësi të kufirit grek. Shtetasit shqiptarë, që mendohet se janë nga Lazarati e kanë kaluar në këmbë kufirin grek në zonën e Pogonit në juglindje të Gjirokastrës.

Policia shpalli në kërkim dy shtetasit shqiptarë që bashkëpunonin me shtetasin grek për trafikimin e lëndëve narkotike.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë