Janinë, sekuestrohen 112 kg
kanabis në makinën e aksidentuar 

Janinë, sekuestrohen 112 kg <br />kanabis në makinën e aksidentuar 
JANINE- Sekuestrohen 112 kg kanabis pranë kufirit Shqipëri-Greqi. Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë mëngjesin e sotëm nga policia greke. Automjeti i ngarkuar me drogë është aksidentuar 5 km larg kufirit. Makina që vinte me shpejtësi nga kufiri i gjelbër mes Gjirokastrës dhe Janinës është futur në aksin Kefalovris-Janinë dhe për shkaqe të paqarta mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
 
Policia është njoftuar nga disa dëshmitarë se kanë parë dy udhëtarë të largohen me vrap dhe të gjakosur duke braktisur mjetin. Pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar lëndën narkotike prej 112 kg kanabis e cila u gjet e paketuar në 100 pako, ndërsa vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur arrestimin e dy poseduesve të lëndës narkotike, që siaps policisë greke dyshohet të jenë shqiptarë.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë