GREQI - Kandidati për deputet i “Agimit të Artë” në Janinë ka kërkuar të dëbohet menjëherë konsulli shqiptar në Janinë John Dakos.
Në deklaratë e tij Jason Bibby tha se kërkesa e tij vjen në shenjë protestës anti-greqisht dhe deklaratës provokuese nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
"Shqiptarët kanë precedentë të rëndë penal dhe janë banorë në një vend të huaj. Cilësia e një anëtari kandidatëve të Agimit të Artë në Janinë kërkon të dëbojë menjëherë brenda disa orëve konsullin shqiptar në qytetin e Janinës në shenjë proteste ndaj deklaratës anti-greke dhe provokuese të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha"tha në një deklaratë për shtyp anëtari kandidat i “Agimit të Artë “ në Janinë Jason Bibby.
ME 28 NENTOR AVRAMOPULOS ANULOI VIZITEN NE TIRANE
Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos më 28 nëntor ka anuluar në momentet e fundit vizitën në Tiranë duke shprehur kundërshti për deklaratat e bëra nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke thuhet se "deklarata të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe fqinjësie të mirë mes dy vendeve dhe zhvillimin e nismave të përbashkëta në sektorët politik, ekonomik".
MEHILLI: DEKLARATA E BERISHES, NE KONTEKS HISTORIK
Ndërkohë që në lidhje më anulimin e vizitës së ministrit grek Avramopoulos ka reaguar zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli.
Mëhilli e pyetur mbi deklaratën e bërë nga Kryeministri Berisha në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te jugut, veriut apo lindjes.
Gjatë vizitës më 27 nëntor në Vlorë Kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim të shkurtë. Berisha ka uruar 100-vjetorin e pavarësisë për të gjitha trojet shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë.
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT ME 27 NENTOR NE VLORE
“Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”, u shpreh Berisha dje në Vlorë.
Redaksia online
(eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com