GREQI – Policia e Janinës ka shkatërruar një bandë të shpërndarjes së heroinë dhe kokainës në këtë qytet.
Gjatë aksionit u arrestuan 8 persona, mes tyre një shqiptar 33-vjeçar, që sipas policisë konsiderohet si drejtuesi i grupit kriminal. Shtatë personat e tjerë të arrestuar janë shtetas të huaj, mes të cilëve pesë burra dhe dy gra të moshave nga 30-54 vjeç.
Arrestimi i bandës u bë pas hetimeve disa javore të policisë së Janinës, e cila sekuestroi 1 kilogramë heroinë dhe disa doza kokaine e heroine të ambalazhuara gati për t’u shitur, një shumë parash prej 955 Euro, 17 celularë dhe një makinë që përdorej nga anëtarët e rrjetit për të shpërndarë lëndët narkotike në këtë rajon.
Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Janinës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com