JANINE- Pesë shqiptarë, mes tyre dy fëmijë humbën jetën në dy aksidente të ndryshme të ndodhura në Janinë gjatë ditës së sotme.
Policia greke e Janinën, e kontaktuar nga korrespondenti ynë, Piro Nase, bën të ditur se në aksidentet e ndodhura njëri pranë qendrës tregtare Ikea, dhe tjetri pranë fshatit Laspista humbën jetën 5 shtetas shqiptarë dhe një grek.
Aksidenti i parë u shënua në orën 04:00 të mëngjesit në kryqëzimin pranë qendrës tregtare Ikea,në Janinë. Një automjet i drejtuar nga një 40 vjeçar shqiptar tentoi të parakalojë një kamion. Në këtë moment përballë i doli një automjet tjetër, i cili drejtohej nga një 29 vjeçar grek, që po shkonte nga Janina në drejtim të Athinës. Dy drejtuesit e automjeteve humbën jetën dhe bashkë me ta dhe një vajzë 11 vjeçe shqiptare.
Aksidenti i dytë automobilistik ndodhi në afërsi të fshatit Laspista po në Janinë. Nga përplasja e dy automjeteve humbën jetën një 23 vjeçar, një grua 49 vjeçe dhe një vajzë 2 vjeçe, të tre shtetas shqiptarë. Policia e Janinës nuk bën të ditur emrat e viktimave.
Redaksia online
sg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com