TIRANE - “Nuk mund të marr përsipër një post politik”. Është ky qëndrimi i Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos që hedh poshtë çdo ide për të qenë një nga kandidatët për President të Greqisë. Përgjigjja e Kryepeshkopit vjen pikërisht për median greke “To Vima” e cila duke cituar burime të sigurta brenda SYRIZA, tha se kryeministri i ri i Greqisë Alexis Tsipras kishte propozuar për president emrin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
“Kleriku ortodoks ka një mision të caktuar dhe nuk mund të marrë përsipër një post politik”, është shprehur Janullatos për gazetën greke “To Vima”.
Por lajmi i përhapur bujshëm gjatë mbrëmjes në median greke u hodh poshtë më herët edhe nga zëdhënësi i KOASH, Thoma Dhima. Për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ky lajmë ka rënë si rrufe në qiell të hapur. Thoma Dhima, kontaktuar nga Shqiptarja.com tha se nuk ka asnjë dijeni për këtë propozim dhe se lajmin e kanë mësuar përmes medias. Ai tha se “misioni shpirtëror i një kleriku të lartë nuk përputhet me ambicie apo poste politike, dhe sigurisht edhe pas kësaj stuhie në gotë, Kryepeshkopi do të vazhdojë në krye të KOASH”.
Media greke: Janullatos oferte nga Tsipras per president te Greqise
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. Sipas Shqiptarja.com (në print) kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e kreut të shtetit Helen, që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias.
“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi Tsipra për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan media greke. Sipas gazetës greke Janullatos ende nuk ka pranuar duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri.
Pse Janullatos
Kryepeshkopi i Shqipërisë shihet si një figurë tejet pozitive nga shumica e opinionit në Greqi. Ai gëzon një popullaritet të madh në kahun konservator, sepse shihet si një mbrojtës i flaktë i helenizmit dhe i fesë ortodokse në Shqipëri. Po kështu edhe nga qarqet intelektuale dhe majtistët ai shihet si një prej klerikëve më të moderuar për shkak të toneve të ulëta dhe arsimit të tij. Në këtë moment një figurë e tillë i duhet shumë Tsipras.
Vetë kryeministri i ri i Greqisë dhe partia e tij SYRIZA janë shfaqur haptazi si njerëz që nuk im dedikohen shumë besimit fetar, çka u duk qartë në betimin e qeverisë së re, ku kreu i saj dhe shumë ministra bën vetëm betimin politik e jo atë fetar. Në një vend si Greqia gati 99% e popullsisë është e besimit kristian ortodoks dhe ku feja është pjesë e shtetit, SYRIZA e ka një minus të madh aspektin e saj fetar. Kështu që vënia e Janullatosit si kandidat për president edhe në rast se dështon i jep shumë pikë partisë majtiste.
Zgjedhja e Presidentit kërkon 2/3 e votimeve dhe SYRIZA e aleati i saj në qeveri ANEL kanë nevojë për shumë vota që të kapin këtë kuotë. Edhe sikur partie tjetër e majtë POTAMI të votojë pro sërish duhet disa vota nga Demokracia e Re dhe vendosja e Kryepeshkopit Anastas ka për të sjellë një përçarje tek të djathtët që nuk kanë se si të refuzojnë një figurë të tillë
Shqipëria
Anastasios Janullatos u caktua më 1991 nga Patriarku Ekumenik si Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Që nga ajo kohë ai është në krye të kësaj kishe, pavarësisht se herë pas here ka pasur kontestime për figurën e tij, pasi nga disa është konsideruar si një përfaqësues i interesave të Greqisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO