Pas arritjes së një moshe të caktuar shumica e lodrave të fëmijërisë hidhen në kosh, por në Japoni fundi i tyre është disi më i dhimbshëm. Pronarët e tyre i japin fund me një stil budist duke i djegur, njësoj siç veprohet me njerëzit kur ndërrojnë jetë.
Priftërinjtë në tempullin e Honjyuin marrin një grup të vogël lodrash dhe kukullash tradicionale Japoneze, nga qindra që sillen gjatë gjithë vitit dhe i djegin në një nga tempujt e tyre në malet veriore të Tokyos. Ceremonia e djegies ndodh një herë në vit, ndonëse lodrat pranohen të dhurohen një herë në muaj.
Prifti udhëheqës, Sonymo Miura, shpjegon sesi djegia është një mënyrë më e preferuar për të kaluar në botën tjetër apo për të lënë pas të shkuarën. Miura thotë se kjo është metoda më e mirë për të qenë i pastër shpirtërisht dhe se sipas tij ka pak ndryshime midis ceremonisë së djegies së trupave dhe diegies së lodrave, pasi japin të njëjtën ndjesi.
Babai 57 vjeçar bashkë me vajzën e tij thotë se nuk ishte shumë i bindur fillimisht, por pasi kishte dëgjuar mbi eksperiencat e njerëzve të tjerë, beson se qëllimi i djegies së lodrave ka një përfundim të mirë dhe ndihet falenderues ndaj tyre.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com