Një shtetas japonez, 80-vjeçar, ka marrë nismën e guximshme duke arritur majën e malit të Everestit.

Ai u nis nga baza e malit Everest, duke u bërë kështu njeriu më i vjetër në botë që arrin majën e malit më të lartë në planetin tokësor.

Yuichi Mirua e ka shënuar këtë rekord edhe më parë në vitin 2003, kur kishte 70 vjeç.

Në këtë udhëtimi ai u shoqërua nga nipi i tij dhe 6 alpinistë të tjerë.

Është ndjenja më e mirë në botë.

Unë kurrë nuk mendova se do të arrija majën e Everestit në moshën tetëdhjetë vjeçare tha në një bisede me telefon satelitor, Miura anëtarëve të familjes dhe mbështetësve të tij në Tokio.

Mali më i lartë në botë gjendet në Azi në Himalajet Lindore, në anën kineze të kufirit me Nepalin dhe maja e saj arrinë lartësinë rreth 8.848 metra.

Pas shumë përpjekjeve të pa suksesëshme më të rëndësishmet janë përpjekjet e britanikëve në fillim të shekullit XX.

Emri Mount Everest vjen nga gjenerali anglez Sir Everest dhe për këtë arsyje është quajtur Mount Everest.

Vitin e kaluar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë edhe flamuri shqiptar u valëvit në pikën më të lartë të botës.

Ekipi prej 6 alpinistësh shqipëtarë kryen një arritje historike për alpinizmin shqiptar dhe krenari të vecantë për kombin tonë.