Japoni, dy vjet nga cunami
Kujtohen 19 mijë viktimat

TOKIO -Japonia ka mbajtur një minutë heshtje për të kujtuar cunamin e tmerrshëm që shkaktoi tërmetin me magnitudë nëntë ballë Rihter, më 11 mars 2011 ku humbën jetën apo konsiderohen të zhdukur rreth 19 mijë persona.

Në orën 14:46 me orën lokale sirenat ranë në minutën kur tërmeti i super i fuqishëm, goditi fundin e oqeanit Paqësor disa dhjetëra kilometra në bregun verilindor të Japonisë.

Vala gjigante prej 20 metrash lartësi përfshiu litoralin duke marrë çdo gjë dhe duke shkatërruar porte, shtëpi, shkolla dhe uzina ku ende vazhdojnë të ndotin brigjet amerikane në krahun tjetër të Paqësorit.

E konsideruar një prej lëkundjeve më të fuqishme deri tani, tërmeti shkatërrues dëmtoi rëndë qendrën bërthamore të Fukushimës, duke krijuar një emergjencë bërthamore.

Janë zhvilluar shumë ceremoni përkujtimore në bregun e shkatërruar ku mori pjesë edhe marrë pjesë edhe kryeministri i vendit.

Gjithashtu 11 marsi është shndërruar edhe në një teatër të manifestimeve masive ku grupet anti-bërthamore i bënë thirrje qeverisë t'i japë fund programit të energjisë bërthamore, pas krizës së shkaktuar nga termocentrali i Fukushimës.

SKEDA
- 19 000 të vdekur të konfirmuar në 12 departamente të verilindjes, 9.329 persona të zhdukur dhe 2 383 të plagosur

 550 000 persona u evakuuan pasi humbën vendbanimet për shkak të cunamit ose banonin në një rreze prej 20 kilometrash përreth centralit të Fukushimas. Afro 2 700 qendra të përkohshme pritjeje u hapën.

- Afro 1,6 milion ndërtesa nuk kishin ujë të pijshëm dhe 600.000 nga energjia elektrike (Ministria e Shëndetësisë)

- 80 422 ndërtesa u dëmtuan nga të cilat 4 798 totalisht të shkatërruara (Agjencia e administrimit të katastrofave)

- Afro 80 000 ushtarë, policë dhe personel i shërbimeve të shpëtimi u mobilizuan nga shteti.

- 112 vende dhe rajone dhanë  ndihmën e tyre, si dhe 23 organizata ndërkombëtare (Ministria e Jashtme)

- Banka e Japonisë injektoi 34.000 miliardë jen (309 miliardë euro) në ekonomi.

- Bursa e Tokios pësoi rënie me mbi 16 për qind para se të rifitonte 5,68 për qind.

- Shumë sipërmarrje pezulluan pjesërisht aktivitetet.

- Kostoja e tërmetit për sigurimet ishte parashikuar të arrinte në 34,6 miliardë dollarë (vlerësim i AIR Worldwide)

Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati