OSAKA- Grupi parlamentar i grave deputete të të gjitha partive politike në Japoni, mbajtën një konferencë për shtyp, ku denoncuan komentet e bëra nga kryebashkiaku i Osaka –s, ku kishte thënë se “prostitucioni i grave aziatike para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë më se i nevojshëm”.
“Komentet e tij janë të turpshme për të gjithë kombin japonez dhe jo vetëm që ka lënduar ndjenjat e grave të asaj periudhe, por është edhe një fyerje për të drejtat e grave dhe të ekzistencës sonë”, u shpreh Makiko Kikuta e Partisë Demokratike të Japonisë.
“Femrat janë qenie njerëzore dhe jo mjete seksuale," shtoi Mizuho Fukushima, udhëheqëse e Partisë Social Demokratike.
Deklarata e Toru Hashimoto, i cili është një nga lidëret e Partisë së Ripërtëritjes Japoneze, vjen në një moment kur kryeministri i vendit mendon të rishikojë edhe njëherë kërkesat për falje për krime kundër njerëzimit në kohën e luftës.
Këto komente kanë ngjallur zemërim në vendet fqinje, ku gjatë agresionit të Japonisë janë shënuar shumë viktima, përfshirë Kinën dhe Korenë e Jugut.
Historianët mendojnë se më shumë se 200 mijë gra, pjesa më e madhe e të cilave nga Kina dhe Korea, u detyruan të prostituoheshin nga ushtria japoneze.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com