Japoni, kryeministri Abe do të
qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021

Japoni, kryeministri Abe do të<br />qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021
JAPONI-Partia Liberal-Demokrate, e cila është në pushtet në Japoni, ka vendosur dje që t'u mundësojë krerëve të saj një zgjatje të mandatit të tyre.
 
Nga ky vendim kryeministri i vendit, Shinzo Abe, do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2021, duke u bërë kështu kryeministri i parë i periudhës së pasluftës me më shumë vite në pushtet.
 
Vendimi për rritjen e numrit të mandateve, i cili më parë ishte dy, ndërkohë tashmë shkoi në tre, u mor nga Partia Liberal-Demokrate gjatë kongresit të saj në Tokio.
 
Pa zgjatjen e numrit të mandateve, Abe do t'i duhej të hiqte dorë nga drejtimi i partisë dhe si rrjedhim edhe nga positi i kryeministrit në vitin 2018-të edhe pse partia e tij do të vazhdonte të ishte në pushtet.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike