JAPONI - Në Japoni Partia Liberal Demokratike ka fitur bindshëm në zgjedhjet parlamentare të së dielës duke lënë prapa partinë e Kryminstrit Yoshihiko Noda. Në deklaratën për shtyp pas rezultateve të votimeve Noda e pranoi humbjen dhe tha se do të japë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike të Japonisë.
Mediat japoneze raportojnë se PLD-ja e rrëzuar nga pushteti në 2009 pas 5 dekadash qeverisje ka fituar 300 vende nga 480 në parlament, ndërsa PDJ-ja vetëm 77 vende. Fitorja e thellë e PLD-së lë të kuptohet se japonezët nuk janë të kënaqur me punën e demokratëve pas tre vitesh në pushtet.
Disfata e Kryeministrit Noda ndodh për shkak të pakënaqësive të elektoratit pasi ai kishte premtuar se do të rimëkëmbte ekonominë në recesion dhe do të rriste sigurinë në centralet bërthamore, ku shkatërrimet e tërmetit dhe tsunamit të marsit 2011 ndikuan në një rënie të thellë ekonomike gjatë këtij viti.
Kështu konservatorët e PLD-së dhe aleatët e tyre do të formojnë një qeveri të re, duke vendosur në krye të saj ish-kryeministrin Shinzo Abe i cili është zotuar për një sërë planesh për rimëkëmbjen e vendit dhe se do të vërë diplomacinë e dobët të Japonisë në baza të forta përsa i përket grupit të ishujve të diskutuar në Detin e Kinës Lindore.
(lç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com