Qyteti Joso në veri të kryeqytetit të Tokios u godit nga vala e përmbytjes pasi lumi Kinugawa doli nga shtrati. Ekipet e shpëtimit dhe helikopterët e emergjencës po shpëtojnë njerëzit të cilët qëndrojnë sipër çative të shtëpive pasi niveli i ujit ka mbuluar 90 % të banesave.
Policia njofton se 8 persona rezultojnë të humbur ndërsa rreth 100 të tjerë qëndrojnë sipër çative dhe kanë nevojë për ndërhyrjen e helikopterëve të shpëtimit.
Qyteti Joso u prek nga një stuhi tropikale e cili solli ere të fortë dhe reshje shihu. Analisti kryesor në Agjencinë Meteorologjike në Japoni, Takuya Deshimaru tha se shpejtësia e erës arriti në 125 km/h, ndërsa reshjet e shiut arritën në nivel të pashembullt për atë zonë.
Japonia çdo vit merr mesatarisht 20-30 stuhi të tilla në vit. Vetëm gjatë vitit 2015 kjo është stuhia e 18-të që ka prekur Japoninë, ndërsa dëmet materiale dhe financiare në këtë zonë janë të shumta.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)