Japoni, pasagjerët e Diamond Princess nuk do të testohen të gjithë për koronavirus, ja arsyeja

Japoni, pasagjerët e Diamond Princess nuk do të testohen të gjithë për koronavirus, ja arsyeja

1581400143_12.PNG

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë mund të mos testojë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e anijes Princess Diamont për koronavirusin Ëuhan. Shkak për një vendim të tillë, sipas zv / ministri i shëndetësisë, punës dhe mirëqenies, Gaku Hashimoto, mësohet të jetë "kapaciteti" i lartë i udhëtarëve.

"Pas 14 ditësh, nëse njerëzit nuk kanë simptoma, logjikisht mund të themi se këta njerëz nuk janë të infektuar nga ky virus," ka thënë për CNN Hashimoto.

Ministri japonez i shëndetësisë tha para gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse duhej bërë apo jo testimi i të gjithë personave në bord. Sidoqoftë, një zyrtar qeveritar më vonë gjatë ditës tha që një gjë e tillë nuk ishte i realizueshëm.

Japonia ka një numër të kufizuar të paisjeve të testimit dhe duket se qeveria po tregohet e kujdesshme në përdorimin e tyre.

"Ne duam që ata të ndjehen të sigurt dhe konfort për t'u rikthyer në shtëpitë e tyre. Ne duam që ata të bëjnë ... teste para se të largohen nga anija, por në fund do të jetë e vështirë për ne të mund të garantojmë këtë kapacitet.

Ata po e kalojnë kohën me shumë ankth çdo ditë në një hapësirë ​​të vogël, dhe 14 ditë është një kohë e gjatë në një rrethanë si kjo. Ne duhet të kujdesemi edhe për njerëzit që kanë pasur më herët probleme shëndetësore, si dhe të moshuarit po ashtu. Ne po mundohemi të testojmë njerëzit që kanë rreziqe të larta së pari”, ka thënë ndër të tjera Hashimoto.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, shkon në 1018 numri i viktimave, 43 111 konfirmohen të infektuar, vaksina provë testohet te minjtë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja