TOKIO, 10 gusht /ATSH-DPA/ - Një operator japonez centrali bërthamor lajmëroi sot se do të rivendosë në punë një central energjie në ishullin juglindor të Kyushu, reaktori i parë që rivendoset në punë që prej fatkeqësisë bërthamore në Fukushima.
Ky do të jetë i pari central bërthamor dhe do të vendoset nën masa strikte sigurie, të zbatuara që prej aksidentit të marsit 2011.
Disa banorë u përpoqën që me anë ligjore të ndalojnë rihapjen e kompleksit Sendai, nën drejtimin e grupit të energjisë elektrike Kyushu dhe të programuar për të martën.
Qeveria konservative e vendit kërkon të rifillojë prodhimin e energjisë bërthamore.
Gjithsesi, sipas sondazheve, shumica e të anketuarve janë kundër kësaj.
Të gjithë reaktorët japonezë, 48, ndaluan aktivitetin pas fatkeqësisë bërthamore në centralin "Daiichi", Fukushima, që u shkatërrua tre herë pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 9,1 ballë Rihter dhe nga një cunam./ /r.b/ a.jor.








