Japonia dhe Australia forcojnë bashkëpunimin - Kina e shqetësuar

Japonia dhe Australia forcojnë bashkëpunimin - Kina e shqetësuar

Sjellja e qeverisë kineze në zonën e Indo-Paqësorit po shqetëson Japoninë dhe Australinë. Këto dy vende kanë vendosur të bashkëpunojnë më intensivisht ushtarakisht.

Japonia dhe Australia po afrohen ushtarakisht. Krerët e qeverive të dy vendeve, Fumio Kishida dhe Scott Morrison, nënshkruan një marrëveshje për të lehtësuar manovrat e përbashkëta ushtarake. Në një lidhje përmes video, të enjten ata nënshkruan këtë dokument, i cili përfshin dislokimin më të shpejtë të personelit ushtarak dhe lehtësimin e kufizimeve në transportin e armëve dhe pajisjeve për ushtrime dhe operacione në rast të fatkeqësive natyrore.

"Marrëveshja e Qasjes Reciproke” ("Reciprocal Access Agreement") korrespondon me një marrëveshje që Japonia kishte deri tani vetëm me partnerin e saj mbrojtës, SHBA-në. Bashkëpunimi më i ngushtë ushtarak me Australinë po zhvillohet në kohën kur është shënuar një prani më e madhe ushtarake e Kinës në këtë rajon. Ndër tjerash bëhet fjalë edhe për sjelljen e Kinës ndaj Tajvanit.

Kritikat nga Pekini

Kina ka kritikuar këtë marrëveshje midis Japonisë dhe Australisë. Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme Wang Wenbin njoftoi në Pekin një ditë më parë, se bashkëpunimi midis shteteve duhet të forcojë besimin dhe mirëkuptimin me vendet e tjera në rajon, të ruajë paqen dhe stabilitetin, "në vend që të jtë kundër një palë të tretë ose të minojë interesat e saj".

Paqja dhe stabiliteti në oqeanin Paqësor varen nga përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit, tha Wang Wenbin. "Shpresojmë që Paqësori të jetë një oqean paqeje dhe jo një vend ku bëhen valë."

Kryeministri i Japonisë Kishida foli për "ngritjen e bashkëpunimit të sigurisë midis Japonisë dhe Australisë në një nivel të ri". Japonia dhe Australia i përkasin të ashtuquajturit Grupi Quad, i cili përfshin edhe SHBA-në dhe Indinë. Të katër vendet duan të zgjerojnë angazhimin e tyre në zonën e Indo-Paqësorit dhe kështu t'i rezistojnë Kinës.

Forcimi i raporteve mes vendeve demokratike

Termi Indo-Paqësor përdoret për të përshkruar rajonin e botës që përfshin vendet në Oqeanin Indian dhe Paqësor. Shtetet e tjera janë gjithashtu të shqetësuara për praktikat tregtare të Kinës, ndërsa kinezët kërkojnë të zgjerohen në Indo-Paqësor. Kryeministri i Japonisë Kishida theksoi së fundi se synimi i tij është forcimi i marrëdhënieve me vendet e tjera demokratike.

Prej tetorit të vitit të kaluar Japonia ka negociuar një marrëveshje tjetër edhe me Britaninë e Madhe, të ngjashme me atë me Australinë. Përveç kësaj, fqinji i Kinës, po punon ngushtë edhe me Francën në fushën e sigurisë, e dëshiron të forcojë bashkëpunimin edhe me Gjermaninë. Në nëntor, fregata "Bayern", u ankorua në Japoni për herë të parë në 20 vitet e fundit. Gjermania dëshiron të punojë për paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor. Këtë vit edhe Forcat Ajrore Gjermane do të shkojnë në Japoni për një vizitë të shkurtër./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton