PEKIN- Ministria e Jashtme e Kinës reagoi ashpër pas deklaratave të Japonisë për blerjen e një pjese të ishujve të diskutueshëm mes dy vendeve. Në orët e para të ditës mediat japoneze raportuan se ky vend kishte rënë dakord për të blerë ishujt Diaoyu dhe Senkaku. “Kina do të marrë masat e duhura për të mbrojtur sovranitetin mbi ishujt e diskutuar”, tha zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm, Hong Lei gjatë një deklarate për shtyp.
Ai u shpreh se pavarësisht propozimeve të shumta të paraqitura nga Kina, Japonia ka bërë gjithçka për të injoruar kundërshtimin e saj. Vazhdimi i parullës së ashtëquajtur “nacionalizimi i ishujve Diaoyu” vlerësohet se ka dëmtuar në mënyrë serioze sovranitetin territorial të Kinës dhe ka lënduar ndjenjat e popullit Kinez.
"Ne e kemi të vështirë të mos shtrojmë pyetjen se ku ka ndërmend Japonia ta çojë marrëdhënien mes dy vendeve?”, insistoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze.
/Shqiptarja.com