Zëvendësambasadori i Japonisë për Shqipërinë, me residence ne Romë, Hideo Fukushima dhe  kryetari i komunës Fierzë, Gjelosh Pepkolaj, firmosën të mërkurën pasdite në Tiranë, marrëveshjen për rehabilitimin e shkollës "Matosh Uka" në Fierëz, me një shumë prej  59,674 euro.
Kjo marrëveshje u inicua nga konsulli i nderit për Japoninë në Shqipëri Avni Ponari dhe organizohet në kuadër  projektit,  "Siguria Bazë e Njeriut",  e cila  mbështet realizimin e investimeve publike në ndihmë të  banorëve dhe komunitetit, në zonat e thella rurale të vendit tonë. Që nga viti 1998, Japonia ka hartuar 21 projekte të tilla ndër të cilat 15 projekte për rehabilitimin ose ndërtimin e shkollave fillore./atsh/