Japonia hap ambasadë në Shqipëri
Forcohen marrëdhëniet dypalëshe

Japonia hap ambasadë në Shqipëri<br />Forcohen marrëdhëniet dypalëshe
Japonia për herë të parë hapi ambasadën e saj në Shqipëri. Në Prill të vitit 2017 Qeveria e Japonisë emëroi Makoto Ito si Ambasador të Japonisë në vendin tonë.
Ambasadori Ito i ka paraqitur Kredencialet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, më datë 6 Qershor 2017,duke marrë në mënyrë zyrtare funksionin dhe duke u shëndërruar në Ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Republikën e Shqipërisë që prej ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Shqipërisë në vitin 1981.

Ambasadori Makoto Ito do të ushtrojë funksionin si Përfaqësuesi Rezident i Japonisë në Shqipëri dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Gjatë zhvillimit të ceremonisë,Ambasadori Ito bisedoi me Presidentin Nishani mbi rëndësinë e madhe që Japonia i kushton marrëdhënieve diplomatike,tregtare dhe ekonomike më Shqiperinë.

Ambasadori Ito ka funksionuar si Konsull i Përgjithshëm në Denver (SHBA), Zëvëndës Ambasador në Greqi dhe në Rumani, si dhe Zëvëndës Drejtor Kryesor i Divizionit të Asistencës në rast Fatkeqësish dhe Koordinator i Lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë.





Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel