Pasaporta është një dokument udhëtimi, zakonisht i lëshuar nga qeveria e një vendi, që vërteton identitetin dhe shtetësinë e mbajtësit të saj kryesisht përdoret për qëllime udhëtimi ndërkombëtar. Disa pasaporta ofrojnë më shumë liri se të tjerat. Një raport i botuar në tetor 2018 tregon se sa kufinj mund të kalojnë disa dokumente udhëtimi.
Sipas renditjes së publikuar nga Henley Passport Index, Japonia tani ka pasaportën më të fuqishme në planet. Duke I marrë kryesimin Singaporit, vendit të dytë I cili një vit më parë ishte kryesuesi I listës me 189 destinacione. Qytetarët japonezë tani mund të gëzojnë akses pa viza në 190 destinacionesh anembanë botës
Gjermania, e cila filloi 2018 në vendin e parë, tani është në vendin e tretë me 188 destinacione, së bashku me Francën dhe Korenë e Jugut.
Ndërkohë Shqipëria mban vendin e 48 me 114 destinacione ndërsa Kosova mban vendin e 91 me 44 destinacione.
Në vendin e 4 ndodhen Danimarka,Finlanda,Italia,Suedia dhe Sapnja duke pasur akses pa viza ne 187 vënde te botës.
Vendi i katërt ndiqet nga Shtetet e Bashkuara Amerikane, Mbretëria e Bashkuar,Norvegjia,Austria,Hollanda Portugalia duke pasur qasje të vizave në 186 destinacione. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, nuk kanë fituar ndonjë hyrje në ndonjë juridiksion të ri këtë vit, duket se nuk ka gjasa të rimarrin vendin e parë që ata mbajtën në 2015.
Pasaporta e 6 me fuqishme ne planet është ajo e Belgjikës,Zvicrës,Irlandës dhe Kanadasë duke pasur akses në 185 vende.
Përsa i përket Rajonit të Ballkanit Greqia ka pasaportën më të fuqishme me 189 destinacione, helenët renditen në vendin e 6, Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania me nga 169 destinacione në vendin e 16, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125 destinacione, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118.