Japonia njofton sanksione të reja kundër Rusisë

Japonia njofton sanksione të reja kundër Rusisë

1684481198_rusi.jpg

Lufta në Ukrainë u shoqërua me sanksione të shumta ndaj Rusisë, me qëllim dobësimin ekonomisë së saj.

Shumë shtete u pozicionuan krah Ukrainës duke treguar mbështetjen ndaj saj përmes qëndrimeve dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Kryesisht sanksionet u drejtohen importeve dhe eksporteve të mallrave dhe produkteve të ndryshme, për të shkaktuar një krizë ekonomike të mundshme në Rusi.

Së fundmi edhe Japonia ka vendosur kufizime të reja eksporti për 80 kompani ruse. Kështu ka deklaruar qeveria e vendit.

Ndër kompanitë e prekura nga sanksionet janë operatori telefonik rus MegaFon, Shërbimi Federal i Bashkëpunimit Ushtarak-Teknik, Fondacioni Rus për Projekte të Avancuara Kërkimore në Industrinë e Mbrojtjes, byroja e projektimit NPO Lavochkin, prodhuesi i kamionëve Kamaz, Fondacioni Skolkovo dhe Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë Skolkovo.

Qeveria japoneze tha gjithashtu se së shpejti do të ndalojë eksportin e një numri artikujsh që "ndihmojnë në forcimin e bazës industriale të Rusisë", por lista do të përpilohet më vonë.

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet me raketa Rusinë jugore! Kiev: Goditet një spital në Dnipro, ka viktima


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë