TOKYO - Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë i ka bllokuar pasaportën një gazetari i cili dontë të shkonte në Siri, pas lajmeve se organizata terroriste ISIL ka egzekutuar dy stetas japonez, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi nga agjencia telegrafike Kyodo policia dhe Ministria i bënë thirrje gazetarit 58 vjeçar, Yuichi Sugimoto të mos shkojë në Siri. Pasi gazetari nuk ndryshoi mendimin Ministria ka dhënë urdhër bllokimin e pasaportës së tij. Ndërkohë gazetari ka theksuar se është detyruar të dorëzojë pasaportën pasi ka rrezikuar që të burgosej për shkak të këtij problemi.
Sugimoto ka thënë se nuk ka pasur si qëllim ilkjen në zonat ku drejtohen nga ISIL por në Siri për të bërë lajme në lidhje me zonat që janë në luftë. Ai ka theksuar gjithashtu se ky veprim është shkelje e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë.
Sugimoto ka thënë se planifikonte që më 27 shkurt do të udhëtonte për në Stamboll dhe më 12 mars do kthehej në vendin e tij. Ai ka shpjeguar se në rast të ndonjë vështërsie ai do të linte vendin e konfliktit dhe do të kthehej në vendin e tij.
Ndërkohë ligjet japoneze i njohin shtetit një praktikë të tillë kur bëhet fjalë për sigurinë e ndonjë qytetari të tyre.
ISIL në videon e publikuar ku dy pengejt japoneze ishin veshur me kostume portokalli thuhet "ky është një mesazh për qeverinë dhe popullin japonez". Ndërkohë që në video janë prezentë persona të maskuar të cilët janë parë edhe në videot e pengjeve të shteteve të tjera më parë. Në video i bëhet thirrje popullit japonez të bëjë presion për pagesën e këtij dëmshpërblimi duke iu kujtuar 200 milion dollarë të cilat qeveria japoneze i ka dhënë koalicionit ndërkombëtarë për luftën kundër ISIL.
ISIL gjithashtu pati kërkuar nga Jordania lirimin e Sacide er-Rishavi-t me pasaportë irakiane e cila kishte marrë pjesë në sulmin me bomba në Amman nga ku vdiqën 57 persona në këmbim të pilotit jordanez i cili mbahej peng prej tyre. ISIL pas përgjigjeve negative kishte vrarë tre pengjet në fjalë megjithëse Japonia dhe Jordania bënë shumë përpjekje për lirimin e tyre.
Marrë nga Anadolu Agency
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com