Japonia ndërmori sot sanksione të reja kundër Rusisë, akuzuar për mbështetje të lëvizjeve separatiste në lindje të Ukrainës, një vendim që rrezikon të vështirësojë akoma më shumë përpjekjet për afrimin mes dy vendeve.
Qeveria e Shinzo Abes do të reduktojë eksportet e pajisjeve dhe teknologjisë ushtarake, si dhe do të ndalojë në pesë banka emetimin e letrave me vlerë në arkipelag.
Ky njoftim u bë pas informacioneve në shtyp ku përmendet një shtyrje, me kërkesë të Uashingtonit, të vizitës në Japoni të presidentit rus, Vladimir Putin, parashikuar më parë në vjeshtë, nga fakti i çështjes ukrainase.
"Ne do të vazhdojmë të koordinohemi me vendet e G7-ës dhe komunitetin ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje paqësore dhe diplomatike të situatës në Ukrainë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga në një konferencë shtypi./ATSH/
/Shqiptarja.com