'Jargah pashtunwali' për zgjedhjen e deputetëve të PD-së

'Jargah pashtunwali' për zgjedhjen e deputetëve të PD-së

Jargah Pashtunwali është një këshill pleqsh me pushtet politik tribal, edhe në ditët e sotme shumë i përhapur në modelin e qeverisjes në Afganistan e në disa vende të tjera orientale, në të cilat modelet demokratike perëndimore nuk janë të përshtatshme me realitetin e atjeshëm tribal. Duke qenë se ky model ishte mjaft efikas në qeverisjen politike në ato zona, Perandoria Britanike e ka pasë mbështetur në pjesën orientale të saj, sidomos në Indi e Pakistan. Nga pikëpamja përmbajtësore, ky model, pra si këshill pleqsh, e ka zanafillën që në periudhën helenike dhe është përdorur edhe në perëndim, por prej fundit të shekullit XVIII modeli në fjalë u hoq si mënyrë qeverisjeje së pari në Francë e pastaj në vendet e tjera perëndimore.

Nga pikëpamja morale, ky model nuk ka asgjë për t’u kritikuar për ata që e përqafojnë atë në mënyrën e ushtrimit të politikës. Ky fakt ka të bëjë me identitetin politik të një vendi apo të një grupimi politik dhe askush nuk duhet të ketë paragjykime për mënyrën se si një vend e zgjedh mënyrën e qeverisjes apo se si një parti politike e mendon hierarkinë tribale brenda saj. Madje në disa realitete është e vetmja mënyrë për të patur një sukses minimal në qeverisjen e vendit. Antropologu Akbar S. Ahmad pohon se nevoja e “Jargah” është e madhe në shoqëritë apo grupimet politike ku nuk ka rregulla të shkruara ose ligje formale. E njëjta gjë vlen edhe për ato grupime politike ku rregullat janë të shkruara, por askush nuk i respekton, pasi ajo që vendos është vetëm figura e kryeplakut. Në këto këshilla pleqsh, sipas tij, nuk mund të marrin pjesë të rinjtë, përveç rasteve kur i riu ka marrë bekimin politik (chieftainship) prej kryeplakut.

Ngjashmëria është krejt e qartë me rastin e LBPD, i cili e mori pa zgjedhje kryesimin e PD-së nga kryeplaku, duke qenë se megjithëse rregullat ishin të shkruara në statutin e PD-së, askush nuk pyeti për to dhe emërimi i një të riu në kryesinë e pleqve të PD-së u bë fakt i kryer. Në hapësirën politike shqiptare nuk ka asnjë dyshim se partia politike më e afërt me këtë model e që dëshmon tërheqje shpirtërore të pashmangshme tribale ndaj tij është PD-ja. Ka të dhëna të shumta që e vërtetojnë këtë gjë në jetën politike të PD-së. Element tipik i tribalizmit është krahinorizmi. Nuk mund të mohohet fakti se figurat më të rëndësishme të PD-së ndër vite kanë qenë dhe janë politikanët e ardhur nga Tropoja e Kukësi. Edhe ato pak shkëndija të zbehta ideologjike të PD-së vijnë nga inteletektualë kryesisht të atyre zonave, si B. Mustafaj, E. Biberaj, Ç. Peka, A. Biberaj, Sh. Memija, Ç. Gjata. Përkundër, PS-ja ka një traditë krejt tjetër ku frymëmarrja ideologjike është e madhe dhe nuk ka të krahasuar me asnjë parti tjetër në Shqipëri. Përballë intelektualëve ideologë të PD-së të lartpërmendur, PS-ja krenohet me traditën e saj ideologjike që prej F. Nolit, Z. Malës, Q. Stafës, E. Ramës, M. Kokalarit, S. Malëshovës, ku duket qartë edhe shtrirja gjeografike që përqafon gjithë territorin e vendit, pa strukje tribale në një krahinë të vetme.

Pamundësinë e një hopi cilësor në ecjen e saj politike PD-ja e dëshmoi edhe dje me emërimin e këshillit tribal sipas modelit “Jargah pashtunwali”. Është interesante të vërejmë citimin e antropologut të përmendur më lart për të parë se si PD-ja pretendon se këtë këshillë e ka marrë nga konsulentët britanikë. Ndoshta ata konsulentë, ashtu siç kanë bërë kolonizatorët në kohën e Peradorisë Britanike, e kanë parë të arsyeshme se brenda PD-së nuk funksionon përzgjedhja e lirë demokratike dhe kanë propozuar modelin “Jargah pashtunwali”, pasi në atë parti ku nuk ka rregulla dhe ku kryeplaku vendos gjithçka, ndoshta ky model është e vetmja shpresë për të bërë një gjë të mirë. Ky këshill nuk do të vërejë se si bëhet ecja personale e secilit anëtar të PD-së në militimin partiak; nuk do të bëjë që të respektohen rregullat e konkurrencës së pastër në karrierën politike të secilit brenda partisë; nuk do të respektojë statutin e partisë. Jo! Thjesht, bash si “Jargah pashtunwali” do të vërë në rresht azganët e fiseve të PD-së dhe do të thotë në fund (sipas këshillave të kryeplakut): ky bën, ky nuk bën, ky nuk është pjekur ende, ky nuk është sjellë mirë me kryeplakun para disa vitesh etj.

Është e tepërt të thuhet se në kushtet e një populli që me mendje e me zemër është në Europë, një model i tillë partiak është krejt si një mish i huaj dhe një parti e tillë që merret me këshilla pleqsh nuk duhet të ketë kurrfarë mundësie për të ardhur në pushtet dhe për të instaluar këta soj këshillash në instancat qeverisëse.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 05/08/2020 11:03

    Jargah... Lulushi i jargavitur dhe qurravitur

    Përgjigju
    • O tej: 05/08/2020 17:40

      I menderosur dhe i pergerur thuaj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase