Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
Kosova duke festuar golin kundër Lituanisë
Me shumë vështirësi, por Kosova ia ka dalë të fitojë ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve, duke mposhtur minimalisht 1-0 Lituaninë. Një ndeshje që u zhbllokua që në minutën e 5 nga Jashari, i cili realizoi golin e parë me fanellën e ‘dardanëve’, por që u vështirësua shumë për shkak se i njëjti autor u ndeshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
“Për mua heronj janë të gjithë futbollistët e Kosovës, të cilët më ndihmuan në pjesën e dytë ku unë nuk isha në fushë dhe e patën një barrë shumë më të madhe,”-u shpreh Muharrem Jashari, futbollist i Kosovës.
“Besoj se kemi treguar karakter sepse nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe sidomos pasi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq,”-tha Mërgim Vojvoda, futbollist i Kosovës.
“Ishte shumë e rëndësishme që ta mbyllnim ciklin me fitore, sepse ishim para tifozëve tanë, që sonte sfiduan të ftohtin e madh,”-deklaroi Vedat Muriqi, futbollist i Kosovës.
Me këtë fitore Kosova blindoi vendin e dytë në grup me 12 pikë, po aq sa Rumania e vendit të parë, por që ende nuk ka një vendim për duelin e ndërprerë në Bukuresht 4 ditë më parë. Ai vendim do jetë përcaktues për fatet e këtij grupi, ndërsa UEFA ditën e sotme ka njoftuar se ka nisur një hetim për atë ndeshje ku dëgjoheshin thirrjet ‘serbi serbi’ dhe ‘Kosova është serbi’.
Shanset janë të mëdha që Kosova ta humbasë këtë ndeshje 3-0 në tavolinë, por përfaqësues të federatës së ‘dardanëve’ kanë premtuar se do t’i shkojnë kësaj çështje deri në fund, me apelim dhe deri në gjykatën e CAS.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.9%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor 2024, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor 2024, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31