U zëvëndësua nga Elisa Spiropali në Korçë dhe nuk ishte e kënaqur që kryetari Edi Rama e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

E pyetur nga portali “American Eye”, lidhur me deklarimin e Ramës dhe ato që shkruanin mediat, Dade tha se nuk ka refuzuar kandidimin, e vërteta është që nuk është përfshirë në listë.

Por hidhërimin Arta Dade e kthen në forcë. Bashkë me shoqën e saj Ermelinda Meksi ka udhëtuar drejt Vienës në Austri duke iu larguar kështu debateve në skenën politike.

Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një fotografi me miken e saj politikane, duke uruar Pranverë të bukur për miqtë e përbashkët.

“Ju uroj një Maj plot jetë e optimizëm në këtë ditë të bukur pranverë miqve të mi te respektuar!”, shkruan Meksi.
arta dade
(Fotografi e publikuar nga Ermelinda Meksi)