Jashtë kushteve, AKU bllokon 330 kg mish në Përmet dhe Burrel

Jashtë kushteve, AKU bllokon 330 kg mish në Përmet dhe Burrel

Mishi i bllokuar nga AKU-ja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale.

‘Në Përmet u kap Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij) dhe këtij të fundit iu konfiskua sasia e mishit të gjetur prej 21 kg si dhe iu sekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela’ thotë AKU.

Në Burrel, Ilir Lleshit iu bllokuan  310 kg mish përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qengji 35 kg si, 6 krerë gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj. Për të dy rastet përveç bllokimit u vendos edhe gjobë respektivisht 200.000 dhe 400.000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat