Javën tjetër nis riparimi i
varrezave ortodokse
Prej javës së ardhshme gjashtë komuna të Kosovës ku ka pasur dëmtim të varrezave ortodokse do të marrin udhëzimet administrative për të filluar procesin e riparimit të tyre. Menderes Ibra, Këshilltar i Ministrit të Financave ka thënë se mjetet janë ndarë dhe mund menjëherë të fillohet me punën.
PRISHTINE- Prej javës së ardhshme gjashtë komuna të Kosovës ku ka pasur dëmtim të varrezave ortodokse do të marrin udhëzimet administrative për të filluar procesin e riparimit të tyre. Menderes Ibra, Këshilltar i Ministrit të Financave ka thënë se mjetet janë ndarë dhe mund menjëherë të fillohet me punën.
“Qeveria ka marr një vendim për ndarjen e 90 mijë eurove për riparim varrezash. Tani i përket Ministrisë së Pushtetit Lokal që të menaxhojë këtë proces”, i ka thënë Ibra Radio Kosovës.
Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani ka thënë se nga java e ardhshme do të fillojë procesi administrativ ku komunat janë përgjegjëse për vlerësimin e dhe më pas nisjen e riparimeve në të gjitha lokacionet ku ka pasur dëmtime.
Nexhmedin Arfi, Kryetari i Vitisë, njëra nga komunat ku ka më së shumti dëmtime varrezash ka thënë se deri më tani nuk kanë bërë ndonjë analizë të dëmeve dhe kostos së tyre.
“Nuk kemi marr asnjë udhëzim apo mjet nga qeveria dhe as nuk kemi bërë ende ndonjë vlerësim të dëmit si komunë”, ka thënë Arifi për Radio Kosovën.
Megjithëse janë arrestuar disa persona të dyshuar, deri më tani nuk janë qartësuar adresa dhe motivi i dëmtimit të këtyre varrezave. Vala e dëmtimit të tyre erdhi pak kohë pasi në Preshevë u hoq lapidari i ushtarëve shqiptarë të rënë gjatë konfliktit në Luginë të Preshevës.
Riparimin e varrezave ka shprehur gatishmërinë ta bëjë edhe Kisha Ortodokse serbe. Përfaqësues të klerit ortodoks në deklarime për media kanë thënë se nëse këtë nuk e bëjnë autoritet kosovare riparimi do të bëhet me mbështetjen e kishës. Sipas një raporti të
OSBE-së ekzistojnë rreth 390 lokacione varrezash ortodokse të dëmtuara në gjithë Kosovën.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56