Tani është periudha që në pasarelat më të mëdha të modës në botë po shfaqin koleksionet e tyre stilistët më të famshëm.
Javët e modës në Paris, në New York, Londër, Milano paraqitën modele të ndryshme veshjesh, aksesorësh por edhe stilime flokësh nga më të ndryshmet për këtë sezon të ri vjeshtë- dimër, 2013- 2014.
Valët e buta të pjesëve anësore dhe stilimet e flokëve me shkëlqim të lagët ishin elementët më të spikatur në sfilatat për sezonin vjeshtë- dimër, 2013- 2014. Disa nga këto modele që u paraqitën në javët e modës janë:
Valët e buta
Ju do të merrni një pamje të bukur dhe elegante në qoftë se i mbani flokët tuaja këtë vjeshtë të lëshuara me valë të lehta. Për të bërë këto valë të bukura në flokë është shumë e thjeshtë. Mjafton që të lani flokët tuaja në darkë dhe t`i mblidhni bishtalec të lagura. Ndërsa flini ato do të thahen vetë. Në mëngjes lëshojini dhe do të shihni se flokët tuaja kanë përftuar një valë të lehtë.
Model si i viteve `50
Koleksionet e modës sollën dhe stilimet e flokëve të inspiruara nga vitet `50. Për të përftuar një model të tillë mjafton t`i vendosini flokët në një anë. Ky ishte modeli i një stili me një cilësi të lartë.
Flokë të lagur
Në pasarelat e javës së modës, vjeshtë- dimër, 2013 - 2014 në Paris, spikatën modele flokësh me një pamje të lagur. Duket se vështrimi i lagësht i flokëve do të vazhdojë të jetë në modë edhe këtë sezon.
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com