Java e 18,Tirana përfiton nga
ndalesa e Bylis/Rezultatet&renditjet 

Java e 18,Tirana përfiton nga<br />ndalesa e Bylis/Rezultatet&renditjet <br>
Përfunduan ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Rezultate të pritshme, por edhe surpriza mes tyre, siç mund të konsiderohet barazimit në shtëpi i Bylisit, që i jep mundësinë Tiranës të shkëputet disi në krye të Grupit B. Nga ana e vet, bardheblutë kryeqytetas janë treguar të pamëshirshëm ndaj Shënkollit, duke e munduar atë 4-1. 
Kastrioti ia ka dalë të marrë 3 pikë në transfertën shijakase, duke konfirmuar pretendimet plotësisht të realizueshme tashmë, ngjitjen në Superiore. Dinamo është dorëzuar në Lezhë, ku goli i Ndrecës për vendësit ka qenë vendimtar. Bollëk golash, pesë të tillë, në Pukë, në fitoren 3-2 të Tërbunit ndaj rrogozhinasve. 
Fitore të mundimshme ka marrë edhe Besa në shtëpi, ndaj dibranëve. Më poshtë keni pasqyrën e plotë të ndeshjeve, rezultateve të tyre dhe golashënuesve respektivë. Kujtojmë se kjo ishte java e fundit e fazës së dytë. Faza e tretë do të luhet me sistemin e paracaktuar, ku pesë skuadrat e para të secilit grup do të luajnë mes tyre, për skuadrën që ngjitet në Superiore, ndërsa pesëshja e dytë do të bëjë të njëjtën gjë mes veti për atë që do të dalë nga kjo kategori.
Kategoria e Parë, java e 18-të
Grupi A
Besa-Korabi 2-1
Thaci 18’, Pasha 37’ / Prendi 31’
Besëlidhja-Dinamo 1-0
Ndreca 70’
Erzeni-Kastrioti 1-2
Teqja 69’ / Lilaj 22’, Mziu 48’ (pen)
Burreli-Vllaznia B 2-0
Becka 62’ (aut), Ajazi 80’
Tërbuni-Egnatia 3-2
Nimani 36’, 43’, Gjini 69’ / Nako 33’, Melani 37’
gr a
(Renditja e grupit A)

Grupi B
Bylis-Apolonia 2-2
Odira 18’, Zisi 30’ / Mihana 34’, Dimo 67’
Tirana-Shënkolli 4-1
Bardhi 7, Cake 19’, Maveje 64′, Muci 78’ / R.Danaj 90’
Turbina-Pogradeci 2-1
Cara 37’, Roshi 48’ (pen) /Cekici 1’
Shkumbini-Naftëtari 1-0
Mustafaj 76’
Tomori-Iliria 2-1
Sharavolli 13’, 42’ / Xhabrahimi 54′

gr b
(Renditja e grupit B)


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron