Ndonëse Luftëtari ka krijuar raste pa fund në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, ndaj Vllaznisë, nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola. Në stol për Vllazninë ishte trajneri Ernest Gjoka, që u sulmua me thikë para 3 ditësh në Shkodër. Një pikë që vlen më shumë për Vllazninë, në misionin e saj për mbijetesë. Luftëtari ndodhet në vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Vllaznia e teta me 22 pikë.
/Shqiptarja.com
Ndërkohë, janë luajtur edhe tri ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, Dinamo mposhti Tërbunin 2-1, ndërsa Vllaznia B fiton 1-0 ndaj Erzenit në Shkodër. Në Grupin B, Bylis përmbys 2-1 në Kuçovë ekipin e Naftëtarit dhe ballshiotët tani ndodhen vetëm 2 pikë larg Tiranës kryesuese.
d.b/shqiptarja.com











