TIRANE - Në kuadër të 100 vjetorit të drejtësisë shqiptare, gjykata e lartë ka hapur dyert për studentët e e fakulteteve të drejtësisë.

Në hapje të aktivitetet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë i prezantuar pak ditë më parë, Xhezair Zaganjori e cilësoi javën e drejtësisë si një mundësi për dialog dhe komunikim të hapur me studentët dhe qytetarët.

Duke përfituar nga tema e takimit “Sfida e gjyqësorit shqiptar në procesin e integrimit evropian”, Zaganjori ka sjell në vëmendje të auditorit akti më historik në fushën e drejtësisë në qeverinë e Isamil Qemalit atë të miratimit të kanunit të zhurisë, i cili për herë të parë krijoi të drejta dhe deyrimi për palët në procese, sic është dhe ajo e mbrojtjes të një pandehuri me avokat.

Në takimin e organizuar nga Gjykata e Lartë ishin të pranishëm dhe anëtarë të KLD-s, ku vec të tjerave u vu theksi dhe në problematikat që has drejtësia në këto 100 vite sic është zvarritja e proceseve gjyqësore dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave cka sipas të pranishmëve sjell jo pak problem tek qytetarët duke krijuar preceptim për një drejtësi të munguar!

(sg/shqiptarja.com)