Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

Kongresi Rinor Kombëtar me zyrtarë të qeverisë

Në Javën e Europës dhe në kuadër të Programit të Ditëve të Hapura, Agjencia për Media dhe Informim ftoi aktivistë të Kongresit Rinor Kombëtar dhe nxënës të gjimnazit "Andon Zako Çajupi", në një bashkëbisedim me zyrtarë publikë të angazhuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, në tryezë u diskutua mbi mënyrat se si mund të rritet aksesi i të rinjve në informacionin që lidhet me integrimin europian dhe mbi mënyrat se si ata mund të jenë pjesë aktive e procesit.

Zëvendës Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, u ndal te puna e deritanishme brenda kapitullit 31 "Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe Mbrojtjes", ndërsa Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në ecurinë e punës me kapitullin 24 "Drejtësia, Liria dhe Siguria".

Programi #OpenDay është një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim në kuadër të edukimit dhe informimit të të rinjve lidhur me funksionet, detyrat, ambientet e institucioneve qeveritare, si dhe mundësimin e takimit me përfaqësues të lartë të institucioneve përkatës për të diskutuar mbi nevojat e të rinjve dhe mundësimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për ta.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë