Në javën e Imunizimit, sfida më e madhe me të cilën po përballen autoritetet shëndetësore shqiptare, është skepticizmi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të moshës 1 vjeç me vaksinën e fruth-rubeolës dhe parotitit. Specialistja e ISHP-së Rovena Daja, flet për një mungesë vaksinale vetëm 81%, ndërsa u bën thirrje prindërve të bazohen në fakte shkencore.

“Për vaksinat që janë më skeptik është vaksina ndaj fruth-rubeolës dhe parotitit se prindësit nuk marrin informacion në burime të sigurua dhe te personeli shëndetësor dhe mendojnë se kjo vaksinë shkakton autizëm, por në fakt studim të shumta kanë treguar se kjo vaksinë nuk shkakton autizëm. Mbulesa vaksinale me dozë të parë vazhdon të jetë akoma në nivelet 81-82% se prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët në kohë, i shtyjnë dhe deri në 2 vjeç, por harrojnë se fëmija që ka bërë 1 vjeç nuk ka më asnjë trup nga nëna, mund të infektohet nga fruthi, mund të përfundojë në spital e deri në vdekje”, tha Daja.

Surprizues ka qenë interesi, sidomos për djemtë, për vaksinimin kundër virusit HPV.

“Janë mbi 50 mijë djem dhe vajza që kanë aplikuar vaksinën nga HPV-së. Mendua se djemtë mund të ishin pak hezitues, por rezulton se ata po shkojnë dhe po vaksinohen. Kemi kërkesa dhe nga djem që janë mbi 13 vjeç”, tha Rovena Daja.

Një mbulesë shumë e mirë vaksinale është regjistruar edhe ndaj Hepatitit B.

“Kemi dhe vaksina si Hepati B, e cila ka një mbulesë vaksinale të lartë mbi 98% dhe i mbron fëmijët që në lindje nga Hepatiti B dhe infeksionet e Hepatiti dhe parandalon kancerin e mëlçisë”, tha Daja.

Duke folur për rëndësinë e vaksinimit, Specialistja Daja thotë se në 50 vitet e fundit, janë shpëtuar afro 150 milionë jetë vetëm nga parandalimi i sëmundjeve.