TIRANE - 6 viktima në 37 aksidente rrugore, është ky bilanci i regjistruar në 8 ditët e para të vitit të ri 2020. Pavarësisht se ka një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një vit më parë, ku në 8 ditët e para u regjistruan 8 viktima nga 40 aksidente, ky bilanc vijon të mbetet shqetësues.”
Krahas jetëve të humbura këto 8 ditë si pasojë e aksidenteve rrugore në të gjithë vendin janë regjistruar 34 të plagosur lehtë edhe 3 të plagosur rëndë.
Në 20% të rasteve faktor i regjistrimit të aksidenteve është bërë sjellja e këmbësorëve ndërsa 80% ka ardhur nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana drejtuesve të automjeteve që konsiston në shpejtësi tej normave të lejuara , përdorim i alkoolit, manovrat e gabuara si dhe shpërqendrimi i shoferëve nga përdorimi i celularit.
Paçka se Policia Rrugore ka shtuar masat me grupe të shumta kontrolli në akset kyçe të vendit në vetëm 8 ditët e para të vitit janë ndërmarrë 19.200 gjoba, prej të cilave janë ndëshkuar 899 raste për tejkalim të normave të shpejtësisë 88 raste të përdorimit të alkoolit teksa janë pezulluar 245 leje drejtimi. Gjithashtu nuk kanë munguar as arrestimet ku 63 shoferë kanë rënë në prangat e policisë për shkelje të kodit rrugor .
Pjesë e planit të masave të shtuara nga Policia Rrugore është edhe Radari “TruCam”, një radar shumë më i sofistikuar që nuk mund të manipulohet pasi nëpërmjet tij ofrohet rikthimi i videos në momentin e shkeljes.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Norvegji, autobusi me 58 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor, 16:28
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor, 10:00
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor, 09:54
-
Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët
25 Dhjetor, 17:16
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor, 19:28
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51