Java e Tokës, Ministri Klosi: I pamundur zhvillimi i turizmit pa një mjedis të pastër.

Java e Tokës, Ministri Klosi: I pamundur zhvillimi i turizmit pa një mjedis të pastër.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi në Divjakë me strukturat vendore, si dhe me banorët e zonës, në kuadër të Javës së  Tokës, deklaroi se pas datës 22 prill, shteti do të funksionojë krejt ndryshe përsa i përket mbrojtjes së mjedisit. Kreu i turizmit dhe Mjedisit tha:

Në këtë prag sezoni turistik kërkesa është për shumë më tepër kapacitete turistike, por kjo nuk mjafton pasi është i pamundur zhvillimi i një Shqipërie turistike kur ajo nuk është e pastër. Është bërë një ndarje e sipërfaqes me të gjithë prefektët për të pastruar në zonat bregdetare dhe pranë lumenjve.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi shprehu:

Besoj se ky vit do të jetë një sezon shumë i mirë dhe garantoj pushuesit se këtë sezon turistik, plazhi do të jetë i pastër dhe i kuruar në të gjitha aspektet.

Fredi Kokoneshi, Kryetari i bashkisë së Divjakës

Ndërsa prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala:  

Aksioni është shtrirë në 18 pika të evidentuara në të gjithë qarkun ku puna do të vijojë gjatë gjithë Javës së Tokës.

Baki Bala, Prefekti i Fierit

E ndërsa, 1-mijë nxënës, studentë, forca të armatosura, punonjës të bashkisë dhe agjencive të zonave të mbrojtura u angazhuan në pastrimin e plazhit të Divjakës.

Gjatë gjithë kësaj jave deri në datën 22 të gjitha institucionet shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal dhe me ndihmesën e madhe të shkollave të arsimit profesional dhe gjimnaze të të gjithë Shqipërisë do të bëjmë të mundur që të bëjmë një aksion të parë për të pastruar Shqipërinë në kuadër të sezonit të ri turistik. Kemi bërë një ndarje me prefektët e të gjitha zonave të lumenjve dhe bregdetit, për të pasur mundësinë e një ndërhyrjeje të parë, gjigande, si asnjëherë të tjetër, të strukturuar dhe të monitoruar në një mënyrë super të kontrolluar dhe në çdo segment të sipërfaqes për të pasur mundësi që të japim një energji shumë pozitive. Ajo çfarë ne ndiejmë, edhe në këtë prag sezoni turistik është kërkesa gjithmonë e në vazhdim për shumë më tepër kapacitete turistike, por kjo nuk mjafton. Duhet të kemi edhe një Shqipëri të pastër. Është i pamundur zhvillimi i një Shqipërie turistike në qoftë se nuk kemi një Shqipëri të pastër. Në këtë plazh janë 1 mijë nxënës studentë, forca të ushtrisë, përfaqësues të agjencisë së zonave të mbrojtura, gjithë sistemi i bashkisë Divjakë dhe po ashtu ndihmesa të tjera për të siguruar këtë aksion kaq të madh. Jemi besimplotë se gjatë gjithë javës në Shqipëri do të ketë këtë operacion për të konkluduar në datën 22 prill e cila është edhe Dita e Tokës që për ne është edhe një ditë shumë e shënuar pasi që nga ai moment i gjithë shteti do të funksionojë krejtësisht ndryshe përsa i përket mbrojtjes së Mjedisit.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja