SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë.
U kërkua:
Fredi Kokoneshi: 1 vit burg për shpërdorim detyre.
Ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite.
Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite.
Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre.
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite.
Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre.
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite.
Çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore.
SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare.
Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.
lajm ne perditesim...











Komente
Komento