Java e vendimeve të mëdha…ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 4  Prill deri në 10 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se Dashi dhe Binjakët duhet të tregojnë kujdes këtë javë:

“Më kujdes duhet të ketë Dashi dhe Binjakët, kurse Shigjetarët  dhe Virgjëresha kanë ndikime pozitive sepse dhe mënyra dhe mundësitë që u jepen kanë shanse të mëdha” tha ai.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Një javë shansi me ndikime pozitive. Kujdes sot dhe nesër, sidomos nesër një ndikim sjell katërkëndëshi në Mars me Jupiter. Kjo javë është një javë për marrje vendimesh kryesisht sa i takon anës shpirtërore por edhe anës ekonomike. Një takim punë do të rezultojë pozitiv.

Demi

Afërdita, planeti juaj kryesor shkon tek Peshqit. Mund të keni një lëvizje për mirë në punë, vendime të mira vijnë në çështjet ekonomike. Eshtë një javë e mundësive të mëdha për përfitim financiar. Ndikime të mira, udhëtime, lajme, bashkim familjar. Një njohje e re mund të kthehet në lidhje serioze.

Binjakët

Javë pozitive në marrje vendimesh. Në marrëdhëniet e punës me Shigjetar dhe Peshore tregoni kujdes. Dita e Enjte dhe e Premte, janë ditë të mira për të marrë vendime, kohë e përshtatshme për të realizuar ëndërrat. Sa i takon anës sentimentale kujdes lidhjet me Peshk dhe Virgjëreshë. Stabiliteti ekonomik vijon edhe këtë javë.

Gaforrja

Është një javë sulmi për ju, përgatituni për një të ardhme të afërt. Për të gjithë ata që janë në vende kyçe në punë, në tregti, udhëtime ndikim pozitiv. Është një javë mjaft e mirë sidomos për 10-ditëshin e parë sa i takon anës ekonomike financiare. Sa i përket lidhjeve shpirtërore duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Luani

Shenja e zjarrit këtë javë si pasojë e ndikimit të Diellit do të çojë në zgjidhje të çështjeve madhore. Javë e vendimmarrjeve në ekonomi, një blerje apo shitje është e mundur gjatë kësaj jave. 10- ditësh i tretë është më i favorizuar në anën ekonomike. Sa i takon çështjeve shpirtërore një debat në çift zgjidhet gjatë kësaj jave.

Virgjëresha

Jeni si gjithnjë me këmbë në tokë, në pritje të zhvillimeve të reja. Është një moment mjaft pozitiv dhe vendimtar në punë dhe karrierë. Duke qenë se jeni më shumë të fokusuar tek puna, mos lini pas dore çështjet familjare. Në lidhje dhe njohje është një javë pozitive, por kujdes puna dhe jeta sentimentale duhet të ecin paralelisht.

Peshorja

Është mjaft i rëndësishëm momenti,  koha kur ndodhin gjërat. Ndaj e rëndësishme është të kuptoni se ku jeni gabuar dhe në fund do të dilni fitimtar. Do të keni një rikthim pas të kohëve të kaluara. Në fushën shpirtërore një marrëdhënie me Bricjap do të jetë shumë e mirë. 10-ditëshi i tretë do të jetë më i favorizuar në anën sentimentale .

Akrepi

Është një periudhë mjaft e mirë për ju. Edhe pse do të jetë një javë e lodhshme do të merrni përftime ekonomike financiare. Jeni në pritje të një dokumentacioni, kjo javë është java e mundësive të mëdha. Sa i takon anës shpirtërore ndikim pozitiv për lidhjet me Akrep - Dem dhe Akrep - Ujor. Për të sapo lidhurit mund të jetë një javë ndarje-bashkim.

Shigjetari

Këtë muaj e keni nisur shumë mbarë. Është një javë favorizuese në ekonomi. Investoni në çështjet e punëve tuaja, do të arrini sukses, por kujdes tregohuni më të matur dhe mos e shpërdoroni lekun dhe fatin që është në anën tuaj. Kujdes sa i takon një blerjeje, mendohuni mirë. Në lidhjet shpirtërore zhvillime pozitive me Peshore, Binjak dhe Virgjëreshë.

Bricjapi

Nga e diela e kaluar dhe deri në fund të javës diçka e re pritet të hyjë në jetën tuaj. Gjithçka do ta nisni nga fillimi, lidhje të vjetra do të shkëputen, ju do të merrni në dorë frenat e jetës suaj. Të martë dhe të enjte mund të merrni një lajm. Për ata që janë në pozita kyçe në punë, duhet të tregojnë kujdes pasi përgjatë kësaj jave mund të dalin disa sekrete në sipërfaqe.

Ujori

Kjo javë do të jetë mjaft e mirë, me ndikime pozitive. Keni shanse për detyra të reja në punë, është një javë e mirë karriere dhe mundësitë janë pikërisht tani. Javë pozitive ekonomike -financiare. Në anën shpirtërore ditën e Enjte dhe të Premte duhet të tregoheni të kujdesshëm. Është një javë e mirë për të investuar një kredi.

Peshqit

Do të dilni të fituar në vendimet që do të merrni përgjatë kësaj jave në çështjet ekonomike, në punë, në shitje, pasuri të paluajtshme. Një problem nga viti 2010, 2015 del në sipërfaqe, do të përfitojnë ata që kanë humbur. Hëna e re ka ndikim mjaft të mirë tek ju. Tre ditët e para të javës janë të rëndësishme dhe vendimtare. Nga fusha shpirtërore pozitive vjen një lidhje me Gaforre dhe Shigjetar. Për të sapo martuarit dhe jo vetëm, një shtatzani mund t'ju lumturojë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja