“Jam i lumtur që jam në Shqipëri. Unë e njoh vendin tuaj prej shumë kohësh, duke pasur parasysh edhe veprimtarinë time të mëparshme. Vizita ime dëshmon vazhdimësinë e marrëdhënieve më Shqipërinë,ë dhe vjen dy muaj pas vizitës së presidentit italian Napolitano në Tiranë. Gjatë kësaj vizite time para rastin të shoh përparimet që ka bërë vendi juaj në vite, dhe shpreh bindjen se Italia do të mbështesë më tej integrimin e Shqipërisë në BE. Vijueshmëria dhe realizimi i reformave në sektorë të ndryshëm, dhe forcimi i shtetit të së drejtës, do të përbëjë bazat për të vijuar më tej me këtë bashkëpunim, dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, tha kreu i Senatit italian Pietro Grasso.
Ndërsa kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe mbështetjen që Italia i ka dhënë vendit tonë në rrugën e saj drejt integrimit europian.
“E falënderoj z.Grasso për pranimin kësaj ftesë dhe për këtë vizitë që po zhvillon në vendin tonë. Kjo rikonfirmon edhe një herë vëmendjen tepër të veçantë që Italia i kushton marrëdhënieve me Shqipëri. Kjo vizitë tregon vazhdimësinë dhe dinamikën në rritje të shkëmbimeve ndërparlamentare, ndërinstitucionale nëpërmjet dy vendeve. Niveli i marrëdhënieve më Italinë nuk ka nevojë për shumë komente, pasi është e qartë se dy vendimet tona kanë një marrëdhënie të gjatë historike. Theksoj rëndësinë e partneritetit strategjik për sot dhe të ardhmen, që vihet re të gjitha raportet tona politike, ekonomike dhe të gjithë sektorët strategjikë. Kemi rënë dakord për shkëmbimet ndërparlamentare me dy vendet. Italia ka qëndruar në krah të Shqipërisë, në proceset e saj integruese. Ka dhënë kontribuar në liberalizmin e vizave, dhe është përkrahëse e vazhdueshme e integrimit tonë europian. Ndjejmë mirënjohje të veçantë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin për realizimin e reformave që kërkon BE. Për Shqipërisë, presidenca italiane e BE, që fillon pas dy muajsh, përfaqëson një mundësi më shumë për të çuar përpara jo vetëm axhendën tonë europiane, por edhe strategjitë e BE për vendet adriatiko-joniane”, tha Meta.
Duke shtuar se Italia është partner i rëndësishëm ekonomik e tregtar i Shqipërisë, Meta ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në vendin tonë.
“Vlerësojmë bashkëpunim sa i takon projektit TAP si një shtysë e fuqishme jo vetëm për bashkëpunimin tonë të mëtejshëm por edhe për sigurinë energjetike evropiane. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik e tregtar të Shqipërisë, me një prezence të gjerë të asistencës së saj në të gjithë sektorët. Ndërkaq, ftojmë sipërmarrësit italiane për më shumë investime në Shqipëri”, tha Meta.
GRASSO-RAMËS: MBËSHTESIM INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE
Presidenti i Senatit italian Pietro Grasso është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke theksuar angazhimin e Italisë në mbështetje të aspiratës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Grasso u shpreh se edhe kjo vizitë rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve dhe vëmendjen e veçantë që Italia u jep marrëdhënieve me Shqipërinë.
Gjatë takimit theksi u vu në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimet në rajon, duke ndarë besimin reciprok se integrimi i plotë i Ballkanit në BE përbën garanci për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Kreu i Senatit italian vlerësoi shumë frytdhënëse për tërheqjen e sipërmarrjes italiane në Shqipëri, kontaktet e drejtpërdrejta, periodike, që Kryeministri Rama ka vendosur me komunitetin e biznesit italian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)