Java Kulturore e Austrisë, në Shkodër hapet ekspozita që tregojnë lidhjet e vjetra mes qytetit dhe ish perandorisë së madhe evropiane

Për herë të parë në Shkodër janë ekspozuar fotografi të vjetra, të periudhës 1916-1917 që tregojnë lidhjen shekullore të Shkodrës me Austrinë. Ekspozita "Mes Shkodrës dhe Austrisë" vjen në kuadër të javës kulturore austriake.

Për kuratorin, Pjerin Mirdita, kjo ekspozitë është kthim pas në kohë që vërteton edhe kontributin e shumë figurave të cilët me mbështetjen austriake arritën të shpallnin Shqipërinë shtet të pavarur.

“Vitet kur Shqipëria normalisht ishte ndoshta në pikën e saj kulmore, ato që mund të quheshin edhe vitet më të vështira të saj sepse bëhej fjalë pothuajse në fundin e Perandorisë Osmane, në pragun e fillimit të Luftës së Parë Botërore, në Luftën e Parë Ballkanike. I gjithë Ballkani ishte një shesh apo një teatër konfliktesh dhe këto fotografi tregojnë pikërisht rolin që ka pasur Austro-Hungaria, Perandoria Austro-Hungareze gjatë atyre viteve në mbështetjen që ajo iu ofroi shqiptarëve në atë kohë për të qenë të pavarur, pra për të shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe për të krijuar shtetin shqiptar.”

Fotot, të cilat publikohen për herë të parë janë mbledhur nga Konsullata e Austrisë në Shkodër dhe evidentojnë mbështetjen e perandorisë Austro Hungareze jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në shumë fusha të tjera të jetës, pas shpalljes së Pavarësisë.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hitman 2: 25/10/2022 10:13

    Po fotot e masakrave qe kane bere austriaket ne veri te shqiperise ku i keni, fotot e heronjve te rene kunder tyre pse nuk i keni publikuar. Na i paraqitni si mbeshtetes e perkrahes austriaket kur ne fakt ishin pushtuesi i rradhes per aq kohe, deri sa ra edhe vete austro-hungaria e erdhen serbet italianet gjermanet e enverianet. Rradhen e kane amerikanet tani, jemi ne epoken dixhitale pushtohemi me nje klikim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë