Java më e mirë e vitit, Astrologu Jorgo Pulla: Ja ndikimi planetar për secilën shenjë

Java e ndryshimeve të mëdha në mundësi dhe rëndësi të veçanta që ka të bëjë në çështjet e punës, në lidhjet me probleme dhe dokumentacione. Ndikime të forta planetare, shumë lidhje problematike si dhe ndarje do të mund të kenë ribashkim përgjatë kësaj jave.  Është një javë shumë e rëndësishme në fusha të ndryshme, por më kryesorja është fokusi në punën tuaj dhe karrierë, në ndryshimet që doni të bëni. Kjo javë ka të bëjë shumë me gjërat e lëna pezull, mundohuni që atë që nisni t'a çoni deri në fund. Të gjitha shenjat përfitojnë këtë javë edhe pse në aspektin astrologjik është një javë që do pësojmë pa të mësojmë, është një javë që na jep shumë mundësira.  Përgjatë kësaj jave duhet të jemi sa më shumë të kujdesshëm për veten tonë dhe për njerëzit që na rrethojnë. Është momenti më perfekt për zgjidhjen e çdo problemi dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Më të përfituar këtë javë me më shumë mundësira janë shenja e Dashit dhe Shigjetarit.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e dytë të muajit 10-16 Prill.

Dashi

Shenja e statistikës dhe rëndësisë së veçantë në dashuri. Gjatë kësaj periudhe Dashi ka patur në dashuri shumë ulje-ngritje, shumë dallgë të mëdha. Vjen momenti i stabilizimit me mundësi ideale. Të tre 10-të ditëshat janë të favorizuar për ndryshime që do të ndodhin pikërisht në këtë periudhë dhe është një moment perfekt në çështje që kanë të bëjnë me takime në lidhje me punën tuaj aktuale. Jeni në dilemë nëse doni të ndryshoni vend pune apo jo, ka ardhur momenti për të marrë vendimet e duhura, boll punuat më shumë për të tjerët, vendosni veten tuaj në plan të parë në këtë aspekt. Është momenti juaj për të arritur çdo plan dhe pikësynim. Çdo debat në dashuri do të sheshohet këtë javë, kjo falë ndikimit planetar. Çdo konflikt i vjetër duket se do të mbyllet. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Gaforre dhe Bricjap janë shumë pozitive.  

Demi

Shenja e mësimeve, e stabilizimit në ekonomi. Për shenjën e Demit është një javë shumë e mbarë në lidhje me çështjet ekonomike. Është një javë shumë e suksesshme kjo falë përpjekjeve dhe mundit të bërë prej shumë kohësh. Tani ka ardhur momenti që çdo mund e sakrificë t'ju kthehet mbrapsht dhe të shijoni frytet e punës tuaj. Ka ardhur momenti më perfekt për stabilizim ku askush, nuk do përfitojë më prej "kurrizit" tuaj. Ka ardhur momenti për të marrë vendimet dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo aspekt të jetës pasi fati do qendrojë krah jush. Është një periudhë mjaft e mirë në zhvillime të reja, është një periudhë ku çdo gjë që niset, do të realizohet me sukses falë maturisë dhe zgjuarsisë tuaj. Demi ka qenë dhe mbetet shenja më vigjilente në çështje të rëndësishme. Përgjatë kësaj jave mund të keni disa ndryshime në punën tuaj sidomos ata që janë në role drejtuese. Për ata që punojnë në bankë ose marrin një kredi duhet të tregohen të kujdesshëm përgjatë kësaj jave pasi mund të lindin disa probleme. Analizoni mirë çdo situatë dhe çdo dokument dhe nuk do të keni pse shqetësoheni më pas. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Luan të 10-të ditëshit të parë kanë një mundësi shumë të mirë bashkimi.

Binjakët

Shenja e punësimeve, e rritjes në detyrë, e udhëtimeve. Për Binjakët ka ardhur momenti i duhur i çështjeve të mëdha që do të arrini në kohën e duhur dhe keni një mundësi ku çdo gjë do të shkojë ashtu si ju dëshironi dhe pretendoni. Ka të bëjë me një çështje ekonomike, pikërisht që nga dita e sotme nis një ndikim shumë i madh në anën ekonomike, në këtë javë do përfitoni shumë në këtë fushë. Afërdita planeti i dashurisë, i rritjes së të ardhurave është në shenjën tuaj ndaj shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë duke qenë se do qëndrojë gjatë në shenjën tuaj dhe ju jep një mundësi deri nga mesi i muajit Maj që ju të ecni përpara, të stabilizoni ekonominë. Keni patur disa debate apo mosmarrëveshje në bisedime, kjo pasi ju jeni shumë të hapur. Mos u ekspozoni shumë, disa sekrete që kanë të bëjnë me ju personalisht mirë është t'i mbani për vete, ose flisni me njerëz të besuar. Ka ardhur momenti që të zgjidhni çdo mosmarrëveshje që keni. Në çështjet shpirtërore Binjak - Bricjap, Binjak - Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë kanë një mundësi shumë të mirë për stabilizim të lidhjes së tyre.

Gaforrja

Shenja e stabilizimit, shenja më e dashuruar e javës. Mbyllet një kapitull i vjetër i vështirë, është një javë me mundësi në nisma të reja. Ka ardhur momenti dhe koha që ju të bëni ndryshimin e madh në ekonomi. Takimet që do të keni, mundësitë që do ju jepen janë shumë të favorshme. Është pikërisht ky moment ku do të zgjidhni çështje të pazgjidhura më parë, do jetë momenti më i mirë i mundshëm në punën tuaj, në takime dhe bisedime. Keni një ndikim shumë të madh planetar ndaj dhe përfitoni për çdo veprim ekonomiko-financiar. Ka ardhur momenti juaj që të buzëqeshni dhe të stabilizoni ekonominë tuaj dhe të realizoni një ëndërr të mbyllur në sirtar. Është koha më e mirë që nis pikërisht këtë javë ndaj përkushtohuni me të gjithë energjitë tuaja në synimet ku dëshironi të arrini. Në fushën e biznesit do të arrini shumë përfitime ekonomike. Ditë perfekte janë e hëna dhe e mërkura. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Bricjap të 10-të ditëshit të parë janë të mbara. Një njohje e re mund të kthehet në lidhje serioze.

Luani

Shenja e zbulimeve të mëdha në fushën e biznesit. Luanët duhet të përgatiten për ndryshime të mëdha, ka ardhur koha për të marrë vendime shumë të rëndësishme për jetën e tyre. Jeni në kohën e duhur për t'i marrë këto vendime sepse në kohën dhe momentin e duhur gjithçka që nis të bëhet realizohet. Luanët gjatë kësaj periudhe kanë mundësi të arta nëse dëshirojnë për të lëvizur jashtë Shqipërisë. Do të përfitoni shumë nga një çështje ekonomike. Për ju që jeni në kërkim të një pune do t'ju ofrohet një mundësi shumë e mirë. Është një periudhë kjo shumë e mirë për të gjithë Luanët ndaj shfrytëzojeni çdo moment dhe çdo mundësi. Gjatë kësaj jave keni mundësinë për të rritur të ardhurat tuaja, do të keni disa takime shumë fitim prurëse. Çdo gjë është në dorën tuaj, çdo gjë mund të realizohet falë dhe favorizimit planetar. Dita e mërkurë, e enjte dhe e premte jane ditë shumë të mira për ju. Në fushën shpirtërore kanë patur një problem me Ujor dhe Akrep, ka ardhur momenti që ta zgjidhni këtë problem.

Virgjëresha

Shenja e financimeve dhe ri-investimeve. Virgjëreshat do të investojnë në çështje biznesi, kanë një mundësi shumë të mirë në karrierë. Është momenti juaj, është stabilizimi juaj, është koha për të ndryshuar gjithçka që ju keni ndërmend. Virgjëreshat kanë një mundësi plus në anën ekonomike dhe mund t'a ndryshojnë siç duan ata. Është një kohë mjaft e mirë në vendimet që do të merrni, mjaft e mirë në takime që do të keni. Jeni shumë të dhënë pas punës dhe karrierës, është momenti më ideal për zhvillime të reja ku pa dyshim do të shkëlqeni. Ju keni lindur për karrierë. Do të zgjidhni çdo problem gjatë kësaj periudhe dhe keni mundësi për të ecur në rrugë të shtruar. Çdo sakrificë e juaja nuk do shkoj dëm, në fushën e punës dhe karrierës do të arrini majat. Kjo javë do të ketë ndikime të forta për të gjithë muajt që do të vijnë. Në anën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Dem duken të mbara. Një udhëtim pune apo shpirtëror mund ta bëni gjatë kësaj jave.

Peshorja

Shenja e rritjes në detyrë dhe e mbylljes së problemeve dhe e stabilizimit familjar. Është një moment shumë i mirë në lidhje me takime pune, në lidhje me ndryshime, në lidhje me vendime që mund të merrni. Është pikërisht kjo periudhë më e mira e mundshme sepse ka të bëjë me takime, ka të bëjë me takime pune dhe me ndryshime të mëdha në fushën ekonomike. Është një kohë e përshtatshme dhe shumë e mirë në lidhje me disa vendime të rëndësishme që do të merrni dhe është pikërisht koha tani që ju do bëni ndryshimin e duhur. Nuk ka vend për shqetësime pasi jeni në rrugën e duhur. Është një moment shumë i mirë për Peshoren, gjatë kësaj periudhë do nxirrni në pah një nga karekteristikat më të forta tuaja, dhembshurinë. Do t'ju jepet mundësia për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhënë kontributin tuaj aq sa mundeni. Në fushën ekonomike financiare është një moment shumë i mirë stabilizimi, por kujdes me blerjet. Ditët më perfekte janë e shtunë dhe e diel. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Gaforre dhe Luan të 10-të ditëshit të tretë duken më të favorizuara.

Akrepi

Shenja e sekreteve të mëdha, e dijes dhe mundësive të shumta që ka në këtë javë. Akrepi ka mundësi të bëjë lëvizje, shpejtësia dhe intuita e tyre është shumë e fortë. Një moment dhe një mundësi e mirë ka të bëjë me punën, do të keni ndryshime të mëdha në punë. Një vëmendje të madhe duhet t'i jepni karrierës, pasi ju keni lindur për karrierë. Është një javë shumë e favorizuar në fushën ekonomike financiare. Do të keni disa ndryshime historike në lidhje me punën, do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Akrepët kurrë nuk e lenë punën e sotme për nesër, mund të ndodhin disa të papritura por nuk ka vend për preokupim, pasi gjëra pozitive ju presin. Ditët më perfekte të javës janë e hënë, e enjte dhe e premte. Në anën shpirtërore lidhjet me Binjak të 10-të ditëshit të dytë dhe Peshk të 10-të ditëshit të tretë kanë mundësi të mira për bashkim. Kjo periudhë është shumë pozitive në këtë drejtim.

Shigjetari

Shenja e saktësisë, e dashurisë së munguar dhe e një rritje në detyrë. Për Shigjetarët duket se tani ka ardhur një moment mjaft i mirë dhe ky moment duket se zgjidh shumë ngërçe, shumë probleme në lidhje me ekonominë, me dashurinë, në lidhje me keqkuptime të ndryshme. Pikërisht tani do të vijë zgjidhja e duhur ashtu siç juve ju intereson. Ky moment është më ideali, mundet që diçka të mos jetë ashtu siç pritet, por keni mundësi për t'i drejtuar gjërat drejt favorit tuaj. Stabilizim në punë dhe ekonomi, priten ndryshime dhe zhvillime të mëdha ku çdo gjë do shkojë mbarë. Përgjatë kësaj jave do keni mundësi që të fitoni para, por kujdes e mira është që këto para të dini t'i investoni. Është koha më e mirë që Shigjetarët të nisin një investim. Ditët më të mira të kësaj jave janë e hënë, e mërkurë dhe e enjte për bisedime apo udhëtime. Në fushën shpirtërore të palidhurit kanë një mundësi të artë tani, një njohje të re mund ta ktheni në serioze.

Bricjapi

Shenja e besimit, e artikulimit të gjërave të mëdha dhe rritjes së anës ekonomike. Bricjapët dinë shumë mirë të flasin, të artikulojnë dhe të jenë të besueshëm sepse ata fjalët i bëjnë realitet. Vetëm se Bricjapët duhet të kërkojnë më shumë nga vetja, të kuptojnë se ku duan të arrijnë dhe kush janë qëllimet e tyre. Mos lini gjërat në një anë, pezull dhe pa u interesuar. Këtë javë keni shumë mundësira në çdo drejtim të jetës ndaj përpiquni të "kapni" momentin. Shpeshherë duhet që të tregoheni më tolerant dhe pak më elastik në gjykimet dhe veprimet tuaja. Është momenti i zhvillimeve të reja dhe është koha më e mirë për të realizuar atë që ju dëshironi. Ana ekonomike dhe financat janë në stabilizim. Ditët më perfekte duket se janë e shtunë dhe e diel. Nëse keni në plan të bëni një takim të rëndësishëm bëjeni ditën e shtunë. Keni ndikime shumë të mira në fushën familjare. Lidhjet me Shigjetar dhe Peshore kanë mundësi shumë të mira.

Ujori

Shenja më e stabilizuar në fushën ekonomike dhe me shumë mundësi investimi në biznes. Në ekonomi, në punë dhe në vazhdimësi është një periudhë mjaft e mirë për Ujorët. Nëse do t'ju duhet gjatë kësaj jave të jepni një përgjigje për një rol drejtues në punën tuaj, më e mira është që të thoni Jo. Është mirë që të prisni, mos u nxitoni pasi jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken apo ashtu siç premtohet, ndaj duhet të keni kujdes në vendimet që do të merrni. Ka ardhur momenti kur ju duhet të ndryshoni pak mënyrën e komunikimit. Është një javë e mirë, nuk ka vend për shqetësime, pasi do të keni shumë mundësira ku do të dilni të fituar. Është koha më perfekte në rregullim dhe stabilizim, sidomos në punën tuaj ku do të arrini çdo gjë që dëshironi. Ditët më të mira janë e martë dhe e shtunë paradite. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshore dhe Gaforre duken pozitive.

Peshqit

Mbyllje ligjore, shumë mundësira në detyra të ndryshme dhe shitblerje. Keni rritje në detyrë, keni mundësinë e artë për të stabilizuar ekonominë tuaj. Është një periudhë që vërtetë mbase nuk është ajo që ju prisnit, por do ta kuptoni në fakt që do jepen mundësi shumë të mira në fushën financiare. Kujdes vetëm burimin e informacionit nga e merrni. Koha ka treguar që jeni me shumë fat në anën ekonomike si dhe në ndryshimet e mëdha që pritet t'ju ndodhin gjatë kësaj periudhe. Nuk ka vend për t'u shqetësuar, ju në fakt mërziteni për gjëra të vogla për të cilat nuk ia vlen. Keni mundësi për të fituar nga një shitje, është një periudhë e qetë dhe ideale kjo për ju. Ditët më të mira për takime, bisedime apo marrje vendimesh të rëndësishme janë e hënë, e mërkurë, e enjte dhe e diel paradite. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Shigjetar dhe Gaforre duken të mbara, vëmendje me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë